Të punosh në “qiell”, më bukur se në tokë
Sun 29 Apr 2012 - 16:04
Entela Resuli
Kushti i parë, për një vajzë që dëshiron të bëhet stjuardesë është: Një buzëqeshje e stampuar në fytyrë! Për Elona Sadikun, kjo ishte ëndërr që në fëmijëri edhe pse deri vonë kishte menduar që do të mbetej përgjithmonë në sirtar. Por nuk ishte kështu. Ndodhi që në momentin e duhur, takoi personin e duhur, i cili e udhëzoi të ndiqte procedurat se si mund të bëhej stjuardesë. Sapo pikasi që mundësia ishte e hapur nuk iu nda asaj dhe këmbënguli aq sa sot, është një stjaurdesë me një eksperiencë 2-vjeçare. Studentja e ekonomikut, e shikon këtë punë jo vetëm të bukur, e cila i jep mundësi të komunikojë e të njohë njerëz, por edhe si të mirëpaguar.
Me punën në fluturim, ajo është e kënaqur më shumë se me çdo punë që ka bërë në tokë. Elona na tregon se për t’iu futur kësaj rruge duhet të kesh përfunduar të paktën gjimnazin. Anglishtja është e detyrueshme dhe duhet të kesh buzëqeshje të ngjitur në fytyrë. Duhet të jesh dhe shumë e stërvitur me veten, megjithëse për këtë gjë bëhen shumë trajnime, karakteri duhet të jetë i butë. Elona ka bërë një muaj e gjysmë trajnim, por nuk kanë munguar mësimet teorike dhe sigurisht që ka kaluar shumë provime. Është dhe një kusht tjetër i nevojshëm: Duhet të dish të notosh. Madje për këtë mund të thuhet se është një nga testet kryesore. Pasi duhen marrë masat që në raste emergjente të rrëzimit të avionit në det, të shpëtosh pasagjerët.
Që në shpikjen e avionit, njerëzve u është dukur gjithmonë e më i çuditshëm fakti se si një objekt fluturon, madje edhe i transporton nga një shtet në tjetrin apo dhe midis kontinenteve, duke kursyer kohë. Ndërsa për një punonjës që e bën çdo ditë këtë punë është ndryshe. Gjithçka të kthehet në një profesion normal, si gjithë të tjerët. Para se të niset një stjuardesë në fluturim kalon në disa hallka. Elona tregon se: “Ka procedura të caktuara, që janë rregulla shumë strikte dhe që duhet të zbatohen.
Duhet të jesh e përgatitur dy orë para fluturimit, të marrësh valixhen me vete, buzëqeshjen, orën e dorës duhet të mos e harrosh asnjëherë se është e detyrueshme. Duhet të kesh veshje rezervë, por edhe aksesorë të tillë si peri i gjilpërës, në rast se të këputet ndonjë kopsë. Në shtëpi vjen e të merr makina e punës, sepse nuk lejohet që një stjuardesë të dalë në rrugë me uniformë. Shkon në aeroport, atje ke mbledhje me dy pilotët, me shefin e kabinës dhe pjesën tjetër të stafit që merr të dhënat e fluturimit.
Shefi i kabinës të bën pyetje në bazë të asaj që ti je trajnuar. Stafi ndryshon çdo ditë dhe fluturon me njerëz të ndryshëm”. E kur udhëton me shqiptarë nuk mungojnë as situatat qesharake, kërkesat e çuditshme që nga ajo: “Të hap pak dritaren e avionit!”, e deri tek ndezja e cigares apo të veshin xhaketën e shpëtimit sapo hyjnë. Personazhi ynë, na tregon se si i menaxhon këto situata, apo rastet e panikut gjatë një fluturimi.
“Stjuardesa duhet të ketë pak nga të gjitha profesionet, kjo punë nuk është as e frikshme dhe as e vështirë, është diçka që të bëhet rutinë dhe fillon të mësohesh. Situata qesharake ka pafund gjatë një udhëtimi. E vetmja gjë që mund t’u thuash pasagjerëve është se: ‘Unë fluturoj 12 orë në ditë dhe nuk më gjen gjë. Shikoni sa mirë jam, sa e lumtur’. Në raste emergjence apo turbulencash, në momentin që kalon në kabinë duhet të jesh shumë e qetë që mos t’ia transmetosh frikën pasagjerëve. Kjo punë e ka përgatitur edhe në marrëdhënie me njerëzit. Për Elonën eksperienca është e vogël, por gjërat që ka fituar nga puna janë të mëdha. Na tregon se, ka mësuar të jetë shumë e qetë me njerëzit, ka mësuar të qetësojë dhe të tjerët. E më pas e quan si mënyrën më fantastike, se si të mësosh të punosh në grup dhe se si jetohet dhe punohet duke qenë e rrethuar me shumë njerëz dhe në ajër. E kur vjen puna për pagën ajo pohon bindshëm se paguhet shumë kënaqshëm, më mirë se një punë që mund të bësh në tokë. Ka një rrogë bazë, plus dietat e fluturimit.
Situata e vështirë?
“Situata të vështira ka pasur shumë. Një nga momentet e panikut ka qenë kur ka pasur njëherë turbulenca shumë të forta, kam qenë duke bërë shërbim dhe më kujtohet që më ka ikur ibriku i kafes nga karroca. Aty nuk dija çfarë të bëja më parë, të mbaja karrocën, të ulesha vetë apo të qetësoja pasagjerët. Një rast tjetër ka qenë kur rrota e parë e avionit pati një defekt dhe nuk u mbyll. E në momentin që ngelet rrota hapur nuk mund të fluturojë avioni në lartësinë e duhur, domethënë 10 mijë metra që fluturon zakonisht, sepse në 10 mijë metra temperatura është minus 50 gradë dhe fillon e krijon ngricë e probleme të tjera. Plus që avioni harxhon më shumë karburant kur fluturon në një lartësi më të ulët se sa duhet. Piloti vendosi që ta bënim fluturimin nga Torino për në Tiranë, me rrotë të hapur dhe të fluturonim ulët, ndërkohë që pasagjerët nuk morën vesh asgjë. Madje filluan dhe bënin foto duke thënë; ua sa bukur”.
Ngacmime ?
Kartëvizita kam pasur pa fund, kanë dashur të më marrin edhe nuse për djalin, pa më njohur fare, duke thënë: “Qenke shumë e mirë, beqare je ti? Unë kam djalin beqar”. Kështu situatash ka plot. Në dy vite eksperiencë unë kam njohur njerëz pa fund.
Familja?
“Meraku ekziston, por nuk më kanë penguar. Babai në fakt e ka pasur pak problem, por nuk kam dëgjuar prej tij ndonjë shprehje të prerë, të tipit: ‘Jo mos e fillo këtë punë!’. Pra nuk kam pasur pengesa serioze. Ne nuk duhet të fluturojmë më shumë se 13 orë pune. Nuk duhet ta kalojmë këtë. Edhe përshembull, nëse unë shkoj nga Tirana në Itali dhe gjatë qëndrimit atje kam mbushur 13 orë punë, nuk më lejohet të fluturoj akoma. Kjo pasi rregullat e Bashkimit Europian janë të tilla, që të marrin licencën dhe të vendosin gjobë. Por gjithçka varet edhe në bazë të politikave të kompanisë. Gjatë këtyre 13 orëve maksimumi mund të bësh tre fluturime, vajtje ardhje”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi