Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të punosh si prostitutë, kur je ende fëmijë Empty Të punosh si prostitutë, kur je ende fëmijë

Wed 13 Nov 2013 - 21:16
Rrugët e Brazilit mbajnë të fshehta të tmerrshme, mbi jetën vajzave të mitura, të cilat edhe pse janë ende fëmijë duhet të punojnë, duke shitur trupin për të fituar të ardhura. Historive të tmerrshme të këtyre fëmijëve gazetari i “Daily Mail” i ka kushtuar një reportazh. Ai tregon se si një vajzë 11-vjeçare qëndron anash rrugës ne mes të natës, me rreziqe që i kanosen nga sekonda në sekondë dhe pret klientët e saj, për t’i shitur trupin për 15 dollarë.

“Në moshën 11- vjeçare, kjo vogëlushe e brishtë, qëndron buzë rrugës. E vetme në errësirën e natës në Brazil, ajo ofron seks në këmbim të parave për shoferët e kamionëve. Kur ata mbarojnë, thjesht më hedhin në rrugë. U kërkoj rreth 10 dollarë për një herë, thotë Leilah”, kështu e nis reportazhin gazetari.
Të punosh si prostitutë, kur je ende fëmijë Leha6

Të punosh si prostitutë, kur je ende fëmijë Leha4

Të punosh si prostitutë, kur je ende fëmijë Leha3
Ishte ora 01:30 e natës dhe nuk kishte asnjë shpjegim të qartë, se pse këto fëmijë qëndronin anash rrugës, kur në të vërtetë duhet të ishin duke fjetur në shtrat pranë familjes. Por, Leliah dhe shumë shoqe të saj, tregojnë se familja i ka nxjerrë në rrugë për të shitur trupin, dhe për të mbajtur ata edhe veten me bukë.

Gazetari britanik që zbuloi historinë e Leilahs, nisi që të investigonte për këtë problem. Por i shokuar, ai nuk e kishte menduar kurrë që problemi ishte kaq i thellë dhe pse nuk ishte nxjerrë më parë në dritë asgjë për këtë tmerr. Leilah ishte një nga mijëra femra, disa vetëm 9 vjeç, që shiten për seks buzë autostradës BR- 116. Pagesa më e vogël për të bërë seks me to është 10 dollarë. UNICEF përllogarit se në mbarë vendin janë 250 mijë fëmijë që prostituojnë.

Ajo i tregon gazetarit bërrylat e nxirë dhe këmbët e nxira nga klientët, të cilët shpesh herë e trajtojnë në mënyrë brutale. Ajo thotë se kur mbaron, disa prej klientëve e lejojnë të zbresë vetë nga makina, ndërsa të tjerë e shtyjnë me forcë, duke e përplasur në trotuar. Por, ka edhe nga ata të cilët e qëllojnë me shkelmë për të rrezuar për tokë nga kamioni. Ajo thotë se shumë herë është vrarë shumë keq dhe për ditë me radhë i ka dhembur trupi nga plagët.

Kjo është një nga historitë e një fëmije, por ka me mijëra të tjera që askush nuk kujtohet për to, por lihen të shesin vetën në ‘autostradën e ferrit’.
Të punosh si prostitutë, kur je ende fëmijë Leha2

Të punosh si prostitutë, kur je ende fëmijë Leha1

Të punosh si prostitutë, kur je ende fëmijë Leha

Leilahi tregon se është braktisur nga prindërit që e vogël dhe është rritur rrugëve mes dhunës dhe abuzimit, tani ajo detyrohet të shesë veten për të mbijetuar. Gjithashtu Leilah i tregoi gazetarit edhe historinë e Maras, e cila jetonte me nënë dhe dy vëllezërit e saj. Nëna e detyruar për të mbijetuar, që në moshën 11 vjeçe e detyroi vajzën të shkonte me pronarin e saj, për t’i dhënë bukë. Mara ngeli shtatzënë, dhe pronari i quajtur Jonas e detyroi vajzën të abortonte të kushte shtëpiake. Ajo rrezikoi jetën, por askush nuk u shqetësua për të. Më pas ajo filloi të punonte si prostitutë dhe nisi drogën, sot ajo është 16 vjeç dhe është pjesë e një rrejti droge, duke u shfrytëzuar në mënyrë barbare.

Gazetari thotë se këto ishin dy histori, po ka dhe me mijëra të tjera po kaq të tmerrshme, që askush nuk kujtohet dhe nuk merr masa për t’i shpëtuar këto vajza të mjera, që janë ende fëmijë.

/Shekulli Online/ E.L.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi