Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Rita Ora: Të punosh me Jay-Z është një ëndërr Empty Rita Ora: Të punosh me Jay-Z është një ëndërr

Fri 22 Apr 2011 - 16:40
Ajo është shqiptare, jeton në Londër, nuk i ka bërë ende 21 vjeç, por që tani është pjesë e producentit të njohur botëror, Jay-Z. E kemi fjalën për bukuroshen shqiptare Rita Ora, e cila për momentin po përgatitet për të sjellë për fansat albumin e saj debutues, duke performuar në Party-n e CK One dhe MTV Push në Village Underground! “Të punosh më Jay-Z është si një ëndërr.Të punosh me ndonjë legjendë është si një ëndërr që
realizohet, por Jay është shumë i impenjuar me disa artistë që ka në produksionin e tij.Për mua që kam ardhur nga Londra, dhe fillimisht që jam nga Kosova, është dhjetë herë më e rëndësishme”, – ka thënë këngëtarja, duke shtuar se që në fëmijëri është ndikuar nga Gwen Stefani, Mariah Carey, Whitney Houston dhe Imogen Heap.Pra, më pëlqen ky lloj i grave të suksesshme”, – shton më tej shqiptarja që ka qenë edhe imazh i fushatës së Calvin Clein. Gjëja që e ka impresionuar më shumë Rita Orën deri më tani është fakti që ka pasur mundësi të marrë pjesë në xhirimet e Jay-Z.Ai është në të vërtetë një gjeni. Të jesh në të njëjtën dhomë me të dhe të kesh mundësinë ta shikosh atë, me të vërtetë që çuditesh, aq më tepër kur shikon edhe performancën e Beyonce”, – pohon 21-vjeçarja, e cila ka dhënë konsideratat e saj maksimale për këngëtaren e re por shumë të suksesshme, Adele.Jo vetëm performanca vokale është e mahnitshme, por edhe tekstet e këngëve janë të mahnitshme. Dhe fakti që ajo është vetëm 21-vjeçare… Ajo është një talent i madh”, – përfundoi ajo. /Standard/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi