Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gratë ruajnë sekrete vrastare Empty Gratë ruajnë sekrete vrastare

Sun 29 Apr 2012 - 16:06
Gratë ruajnë sekrete vrastare Kultura-300x198Valeria Dedaj

Në skenën e madhe të Universitetit të Arteve kursi i aktrimit “M.a”, i udhëhequr nga pedagogu dhe aktori Niko Kanxheri, shfaqi edhe mbrëmë dramën e August Strindbergut (1849-1912) “Babai” (1887). Strindberg përcjell një mesazh të rëndësishëm dhe revolucionar në dramën e tij. Babai, ose kapiteni, një ish-ushtarak dhe një hero në shkencë lufton me gruan e tij për mënyrën se si duhet të edukohet vajza. Por Laura, e shoqja e kapitenit, lufton kundër tij me të gjitha mjetet e mundshme, deri në atë pikë sa arrin të hedhë helmin e dyshimit në mendjen e tij, duke e lënë atë të kuptojë se ai nuk është babai i fëmijës.

Anëtarët e tjerë të familjes janë Berta, Margareta (shërbëtorja), pastori, doktori dhe ushtari Noid. Niko Kanxheri e ka mbajtur e lojën e aktorëve të rinj në një shtrat dramatik emocional, ku përjetohen dëshpërimi, dështimi, suksesi dhe gëzimi. Nëpërmjet këtyre emocioneve dhe përplasjes së tyre, që i çon personazhet në konflikt: baba-Laura, baba-Margareta, spektatori bëhet pjesë e një drame të fatit, që jepet nëpërmjet figurës autoritare të babait dhe nismës, vullnetit dhe përgjegjësisë individuale të individit. Duhet thënë se një pjesë e mirë përbëhej nga të rinj të arteve skenike, që e njihnin mirë veprën, por publiku shpeshherë bëhej i ndjeshëm për fatin e personazheve. Nëpërmjet tyre arrijmë të njohim deri edhe enigmat e brendshme shpirtërore, por edhe të duam të shohim atë çka është madhështore në shfaqje.

Profesor Niko Kanxheri thotë: “Ai zbret me mendjen e tij, me penën e tij, deri tek ato thellësi të errëta që femra mbart me vete si një sekret të jashtëzakonshëm, që mund t’i kthejë në një pronë të vetën dhe të godasë vetë. Kjo është dhe një jehonë nga jeta e tij private, sepse ai ka vuajtur shumë nga gratë. Ato i kanë marrë fëmijët, e kanë lënë vetëm dhe ka hequr shumë strese dhe shumë periudha të errëta në jetën e tij”. Gjatë shfaqjes të bie në sy lakonizmi, thjeshtësia dhe qartësia e idesë dhe e mendimit, të interpretuara nga personazhet. Personazhet e Strindbergut janë tipa dhe karaktere, që mbrojnë e përfaqësojnë të drejtat e njeriut, nxitin ide të guximshme dhe ngrenë në piedestal lirinë. Ata shquhen për mendime të thella, dialogë e batuta, shfaqin nëntekste të fuqishme ideore dhe bukuri artistike. Logjika e dramës përshkohet nga motivi se, për njeriun gjithçka është e mundur dhe e arritshme. Strindberg përcjell një mesazh të rëndësishëm dhe revolucionar në dramën e tij.

Që amësia dhe atësia nuk imponohen vetëm nëpërmjet imazhit të prindit, por duke lejuar që fëmija të ketë ide dhe nocione të veta mbi jetën, që të rritet dhe të zgjedhë në mënyrë harmonike. “Ai arrin në një konkluzion universal, që mashkulli dhe femra janë dy qenie dhe jo një. Gjithçka qëndron në problemin se kush do ta marrë pushtetin. Kapiteni në vepër është pozitiv, sepse ai shikon pak më larg dhe kjo nuk është dhunti e tij, por e burrit, sepse në përgjithësi burri është më aktiv dhe më i fuqishëm sesa gruaja në jetën e përditshme” -thotë Kanxheri. Ajo që dominoi gjatë gjithë shfaqjes ishte tragjedia e një burri dhe një gruaje, që luftonin për të vënë autoritetin e saj mbi fëmijën.

Gruaja, Laura, shfaqet si një egoiste e pa fré, e cila i kthen të gjithë kundër kapitenit. Në fillim punëson një doktor, të cilin e bind për sëmundjen e bashkëshortit. Pavarësisht se pas një bisede me të bijën, kapiteni i përgjërohet në gjunjë për t’u rikthyer si më parë, ajo i thotë: “A ju kujtohet se kur kam ardhur në jetën tuaj unë kam qenë si një nënë e dytë, e të kam dashur si fëmijën tim, por unë ndryshova kur natyra e ndjenjave të tua ndryshoi, sepse unë u ndjeva dashnorja jote, e ndërgjegjja ime u pendua tamam si një nënë që po penetrohej me fëmijën e vet”…

Gjithashtu i tregon se ruan një letër të tijën, që ia ka dërguar shumë kohë më parë një mjeku, të cilit i vetëdeklarohet se është i çmendur. Pas kësaj Laura detyron Margaretën t’i veshë këmishën e ta mbyllë në çmendim. Kjo ishte dhe skena më poshtëruese dhe më e dhimbshme, të cilën kapiteni s’mundi ta përballojë dot: tradhtia nga i vetmi njeri i besuar brenda shtëpisë, e ndau nga jeta me zemër të thyer. Profesori thotë se: “Gruaja është e fuqishme, por në një terren të veçantë ajo është gjeniale. Sipas tij, “kjo situatë është shumë e përshtatshme dhe në vendin tonë, sepse emancipimi i femrës nuk bëhet nëpër fushata, as dhe me ardhjen e demokracisë”. Studentët thonë se në Bibliotekën e Universitetit të Arteve janë të fotokopjuara në shqip disa nga dramat e Strindbergut: “Babai”, “Zonjusha Juli”, “Drejt Damaskut”, “Ëndrra”, “Pelikani” etj.

Ata njihen me to në vit të dytë në lëndën “Histori Arti”, sepse sipas profesorit Kanxheri, “ky autor nuk njihej në sistemin komunist, pasi quhej borgjez dhe të gjithë ata të cilët kanë shkruar për natyrën e individin apo për fatin e tij në shoqëri ndaloheshin rreptësisht nga sistemi”, thotë. Në fushën e dramës, Strindberg është radhitur në elitën e personaliteteve të Teatrit Modern. Krahas Strindbergut, Teatri Modern përfaqësohej aso kohe edhe nga Çehovi, Ibseni, Pirandelo, Shou, Breht, Lorka etj. Në regjinë e Niko Kanxherit interpretuan studentët e kursit të aktrimit: babai (Gerta Ferra), Laura në shfaqjen e dt.25 prill (Sara Smaja) dhe dt.26 (Kristjana Dodaj), Berta (Ersila Rezhda), Margareta (Delinda Zhupa), pastori (Aleksandër Kondi), doktori (Visjon Ukcenaj), Noid (Mateus Frroku). Shfaqja pati skenografi të Viktor Hoxhës dhe kostumografi të Malisa Arshiaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi