Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Kobrat” serbe ruajnë dy ministra shqiptarë!!! Empty “Kobrat” serbe ruajnë dy ministra shqiptarë!!!

Wed 7 Sep 2011 - 14:08
Sipas mediave serbe dy ministra shqiptare ruhen nga njesia serbe e quajtur “Kobra”. Shtypi serb shkruan se Aleksandar Avramov (36), i quajtur Avram, nga Beogradi është kruesues i grupit “Kobra” nga Serbia që dyshohet se ruajnë edhe sigurine e dy ministrave të Qeverisë Shqiptare.Ky grup i sigurimeve private thuhet se kanë edhe shumë sigurime në vende të ndryshme të rajonit dhe nëpër botë të cilët punojnë nën kontrollin e “Kobrave”. Gazetat serbe nuk kanë mundur të zbulojnë emrin e ministrave shqiptar, por sipas tyre, ekzistojnë disa grupe të sigurimeve private që bashkëpunojnë dhepunojnë në mënyrë të drejtpërdrejt për kompaninë “Kobra”.Avramov ka qenë i njohur si një nga truprojat e Lubisha Buha i njohur me emrin Cume, një dëshmitar i mbrojtur i rastit të vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjic, i cili kishte dëshmuar rreth vrasjes së tij.Gazeta beogradase “Alo”, ka shkruar në disa vazhdime lidhur me këtë grup duke thënë se grupi është themeluar gjatë një takimi të mbajtur në një hotel të Shkupit ku kanë marrë pjesë rreth 40 shefa të ndryshëm të sigurimeve private të rajonit nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Bosnja, Sllovenia dhe Shqiperia. Avramov është zgjedhur si udhëheqësi i tyre.Qëllimi i tyre është të monopolizojnë tregun dhe në të gjitha vendet të mundësojnë lëvizjen dhe sigurimin e personaliteteve të ndryshme duke u lidhur me sigurimet tjera nën to. Ndërkaq ideja ka ardhur nga një biznesmen nga Sicilia.Avramov njihet edhe si njeriu që jep sugjerime dhe leje për ruajtjen e lokaleve me rëndësi të natës dhe diskotekave të ndryshme nëpër Beograd dhe njihet si person që merret edhe me kontrollimin e tregut të informatave dhe kur ai jep leje për sigurimin e një objekti të rrallë janë ata që mund të krijojnë problem.
Cume i njohur si një nga njerëzit e fortë të viteve ’90 ka pasur shumë truproja, disa nga të cilët janë vrarë më pas, ndërkaq një prej tyre ka qenë po ashtu dëshmitar i mbrojtur në procesin gjyqësor të vrasjes së Gjingjic.
Kobrat tashme janë të regjistruara si rrjet evropian i sigurimit. Ndërkaq, sipas gazetës ‘Alo’, ata tashmë ruajnë mjaft personalitete edhe nëpër botë dhe në lëvizje në vende të ndryshme te Evropës.
Pjesëtarët e kësaj kompanie thuhet se ruajnë edhe Daniel Radklif, aktorin kryesor të filmit “Harry Poter”, dhe regjisorin e “Titanikut” dhe “Avatarit: James Cameron, por edhe një nga udhëheqësit e Dubait, sheikun Mohamed bin Rashid, që është një nga njerëzit më të pasur të botës.
Ky grup ruan edhe klubin futbollistik Manchester City, kurse një nga klientët e tyre është edhe i biri i princit të Kuvajtit që kontrollon naftën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi