Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Xhandarmëria serbe plagos pesë shqiptarë Empty Xhandarmëria serbe plagos pesë shqiptarë

Mon 8 Jul 2013 - 21:16
Sot rreth orës 19 e 40 minuta, në fshatin Mirofc të Podujeves, në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka pasur një shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave nga ana kosovare, të cilët dyshohet se kanë qenë duke prerë dru, dhe disa personave në anën tjetër të kufirit me Serbinë.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se janë te plagosur 4 persona dhe janë drejtuar QKUK-së, ndërsa thuhet se dy janë në gjendje shumë të rëndë dhe janë në teritorin serb.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

"Grupi shqiptar ka sulmuar me armë automatike patrullën e xhandarmërisë në territorin e Serbisë, në fshatin Borovac të Kurshumlisë”, ka thënë Dikic, sipas të cilit shqiptarët ishin duke prerë ilegalisht drunj.

Dikic tha se KFOR-i ka njoftuar xhandarmërinë se dy shqiptarë janë plagosur dhe se ata ishin transferuar në QKUK në Prishtinë.

Komandanti serb dyshon se gjatë sulmit kishte më shumë shqiptarë të plagosur dhe se disa nga ta ende janë të fshehur në male të Serbisë. Momentalisht po zhvillohet aksioni në kërkim të të plagosurve.

“Nëse i gjejmë të plagosurit, do t’ua japim ndihmën mjekësore”, tha ai, duke shtuar se pas incidentit është bllokuar kufiri me Kosovën.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Lokale të Merdarit, Caslav Milosevic, ka thënë për Beta se konflikti i armatosur ka zgjatur rreth gjysmë ore.

"Të shtënat ishin si në luftë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Ratomirka Pavlovic (65), shton për Beta se incident ndodhi pranë shtëpisë së saj.

“Plumbat fluturonin nga të gjitha anët”, ka thënë ajo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi