Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grafite nacionaliste shqiptare në kishën serbe Empty Grafite nacionaliste shqiptare në kishën serbe

Wed 25 Dec 2013 - 5:31
Grafite nacionaliste shqiptare në kishën serbe Timthumb%201Një kishë Ortodokse serbe në Mal të Zi raportohet se është dëmtuar dhe mbi të janë shkruar slogane nacionaliste shqiptare.

Lajmi është dhënë nga murgu ortodoks serb, Sava Janjiç i manastirit të Deçanit përmes profilit të tij në “Twitter”.

Murgu serb e ka postuar edhe një fotografi krahas mbishkrimit “Kisha ortodokse serbe në majën e malit Rumija në Malin e Zi, e mbuluar me grafite nacionaliste shqiptare. Shumë e trishtuar”.

Këtij postimi të bërë para dy ditësh i është bërë “retweet” 140 herë, por deri më tash nuk është raportuar për ndonjë reagim zyrtar të Kishës Serbe.

Sava Janjiç njihet si një nga përfaqësuesit më liberal të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë. Ai rregullisht merr pjesë në aktivitetet fetare që organizohen nga shteti i Kosovës. /Zëri/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi