Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Skenderaj, 84-vjeçarja shqiptare plagos në kokë shtetasen serbe Empty Skenderaj, 84-vjeçarja shqiptare plagos në kokë shtetasen serbe

Sat 11 Jun 2011 - 1:54
Një plakë serbe 84-vjeçare nga Baja e Skenderajt ka sulmuar duke goditur me mjete të forta një grua serbe 32-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje, ndërkohë që viktima me lëndime të dukshme në kokë është paraqitur në nënstacionin policor në Syriganë për ta raportuar rastin e sulmit fizik ndaj saj.
Viktima fillimisht ishte dërguar për ndihmë mjekësore në QKMF në Skenderaj e më pas, me kërkesë të saj, është transferuar në Spitalin në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit të mjekëve, viktima ka pësuar lëndim në pjesën e përparme të kokës, prerje mbi vetull.
Mësohet gjithashtu se 84-vjeçarja e ka qëlluar 32-vjeçaren me shat, një mjet që përdoret për punimin e tokës duke gërmuar në sipërfaqe. Sipas dëshmitarëve shkak i këtij incidenti ishte zënka e fëmijëve të tyre gjatë një loje.
Rasti është kualifikuar si vepër penale shkaktim i lëndimeve të rënda trupore, ndërsa pas kontaktit me prokurorin, paraqitja penale është dërguar në procedurë të rregullt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi