Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sherr për SMS, 22-vjeçarja plagos me thikë kamerierin Empty Sherr për SMS, 22-vjeçarja plagos me thikë kamerierin

Fri 27 Dec 2013 - 17:35
Sherr për SMS, 22-vjeçarja plagos me thikë kamerierin Sarande-artenis-brahimi-i-plagosurNjë i ri është bërë pre e agresionit të një 22-vjeçareje, e cila e goditi disa herë me thikë në bark duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi pas një sherri të mëparshëm të të rinjve nëpërmjet mesazheve telefonike. E reja, e cila ishte e martuar dhe nënë e një fëmije, i kërkonte Ardenis Brahimit, sipas saj autor i thirrjeve dhe mesazheve telefonike që të mos e ngacmonte më. Por, konflikti ka precipituar deri në atë pikë sa 22-vjeçarja E.Gaci ka marrë rrugën nga qyteti ku banonte, Delvinë, për në fshatin Stjar. Pa dijeninë e bashkëshortit të saj, ajo ka shkuar e armatosur me një thikë në lokalin ku punonte si kamerier i riu Ardenis Brahimi. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku mbeti i plagosur rëndë 22-vjeçari. Ai është çuar nga të afërmit e tij me plagë të shumta në urgjencën “Stefan Mekshi” të Sarandës. Sipas mjekëve, goditjet e shumta me thikë në bark i kishin prekur edhe organet jetësore. Duke vërejtur gjendjen e rëndë të të riut, pas konsultës së kryer, mjekët kanë vendosur transportimin e tij me autoambulancë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, nga ku mësohet se gjendja vazhdon të jetë e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Personat që e transportuan të plagosurin në spitalin e Sarandës kanë dhënë edhe dëshminë për policinë.

Sipas tyre, ngjarja kishte ndodhur në një lokal në fshatin Stjar, ku Ardenis Brahimi punonte prej kohësh. Burimet pranë grupit hetimor thanë se autore e ngjarjes është 22-vjeçarja E.Gaci, që ishte konfliktuar keqazi në telefon me Ardenis Brahimin. Pas kësaj, ajo është nisur nga Delvina për në fshatin Stjar, ku pasi ka takuar Brahimin, ka nisur të debatojë me të duke i kërkuar që të mos e shqetësonte më në telefon, pasi kjo po i sillte edhe sherre familjare. Debati ka degjeneruar në përdorim të dhunës nga ana e Brahimit mbi 22-vjeçaren. Për t’u vetëmbrojtur, kjo e fundit ka nxjerrë një thikë që e mbante me vete dhe e ka goditur disa herë me thikë në bark duke e lënë të plagosur rëndë. Pas disa orësh, policia ka mundur të arrestojë autoren e dyshuar të ngjarjes dhe ka ngritur ndaj saj akuzën “plagosje e rëndë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”. Pasditen e së enjtes, E.Gaci është shoqëruar drejt Prokurorisë së Sarandës ku ka dhënë dëshmi të detajuar mbi ngjarjen e rëndë. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se e arrestuara është shprehur se shqetësohej prej shumë kohësh me anë të telefonit nga 25-vjeçari. Ndonëse ajo i kishte kërkuar disa herë të mos e shqetësonte më, sërish ai e merrte në telefon dhe i dërgonte mesazhe disa herë në ditë, por edhe gjatë darkës kur në banesë ndodhej i shoqi. Kjo ishte kthyer në makth për të, pasi thirrjet në telefonin e saj mund të shkaktonin keqkuptime dhe përplasje me të shoqin. Ky i fundit mësohet se punonte si shofer i linjës Delvinë-Sarandë.

Ngjarja, pa dijeninë e të shoqit

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nëna e re është nisur drejt fshatit ku jetonte i riu pa i thënë të shoqit. Ajo është nisur pas nervozizmit dhe fyerjeve të fundit nëpërmjet telefonit me të riun, ndërsa me vete ka marrë edhe një thikë. 25-vjeçarja ka tentuar t’i mbyllë ngacmimet pa e marrë vesh i shoqi, me qëllim që të mos shkaktoheshin keqkuptime, por nuk ia ka arritur, pasi ngjarja kaloi parashikimet e saj e për rrjedhojë ajo ka vënë në përdorim armën e ftohtë që kishte marrë me vete..shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi