Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Misteri i zhdukjes se Amelia Earhart Empty Misteri i zhdukjes se Amelia Earhart

Mon 30 Apr 2012 - 3:21
Misteri i zhdukjes se Amelia Earhart Amelia-earhartMe dy korrik 1937, aviatorja e njohur Amelia Earhart u zhduk pa lene gjurme.

Vizitoret ne muzeun kombetar te hapesires ne Uashington vazhdojne te kerkojne te dhena rreth Amelia Earhartit. 70 vjet pas zhdukjes se saj, Earhart vazhdon te shikohet si pilotja me e famshme ne bote, thote Dorothi Kokran, punonjese e muzeut.
“Zhdukja e saj ndihmon qe ajo te mos harrohet”

Ne periudhen e arte te aviacionit kur burra si Carls Lindberg thyenin rekorde dhe zinin vend ne titujt e lajmeve, Amelia Earhart tregoi se ajo mund te konkuronte njesoj si burrat ne kete fushe. 5 vjet pasi Lindberg kreu fluturimin e tij te pare vetem duke kaluar oqeanin Atlantik, Earhart beri te njejten gje ne Lockheed Vega.
“Amelia u be gruaja e pare aviatore qe kaloi e vetme oqeanin Atlantik me 1932. Ajo ishte gjithashtu personi i dyte qe e bente kete pas Carls Lindbergut qe e kishte kaluar Atlantikun me 1927. Ajo ishte nje pionere per grate dhe nje pionere ne sferen e aviacionit. Ajo ishte personi i pare qe fluturoi nga Hawai ne Kaliforni vetem”.

Me 1937, 6 vjet pasi Wiley Post fluturoi rreth botes, Earhart u pergatit te behej gruaja e pare qe fluturonte rreth botes.
“Ajo donte qe ky fluturim te ishte rekordi i saj i fundit i madh ne fushen e eksplorimeve. Ajo kishte nje aeroplan te ri, Lockheed Elektra, i pajisur me teknologji te re per ate kohe. Ky fluturim rreth botes behej pas fluturimit qe ajo kishte kryer rreth ekuadorit qe eshte rruga me e gjate ajrore rreth globit.”

Earhart dhe piloti i saj Fred Noonan kishin kryer 46 mije kilometra udhetim me ndalesa dhe u kishin mbetur vetem dy ndalesa te tjera per te bere. Ata po fluturonin nga Lae e Guinese se re per ne ishillin Howland, nje distance prej 4100 kilometrash. Anija e rojes bregdetare amerikane, Iaska ishte ankoruar ne bregun e ishullit per ta udhezuar aeroplanin gjate uljes.
“Mesazhi i fundit qe Emelia i transmetoi me radio anijes ishte: Ndodhem prane jush. Jam shume afer por nuk mundem t’ju shikoj. Edhe sinjalet ishin te forta, shenje e qarte se ajo ishte prane ishullit Howland por nuk mund ta shihte.”
Pas nje kerkimi masiv, aeroplani dhe ekuipazhi i saj u shpallen te humbur ne oqean. Thuajse menjehere, njerezit filluan te spekullonin se cfare mund te kishte ndodhur.

“Kjo ngjarje vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite nje nga misteret me te medha te botes. Te gjitha zonat ku Emelia kishte thene se e kishte ulur aeroplanin jane eksloruar. Pra nese do te gjenim dicka kjo do te jete ne fund te oqeanit jo shume larg nga ishulli Howland”
Derisa dicka konkrete te gjendet, zhdukja e Amelia Earhartit, per shume vete do te vazhdoje te mbetet nje mister.info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi