Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Kerkuesit mund te kene zbuluar aeroplanin e Amelia Earhart Empty Kerkuesit mund te kene zbuluar aeroplanin e Amelia Earhart

Mon 10 Sep 2012 - 15:24
Kerkuesit mund te kene zbuluar aeroplanin e Amelia Earhart Amelia-earth

Specialistet e fushes kane gjetur ate qe duket si nje rrote dhe pjese te tjera prane brigjeve te Ishullit Nikumaroro ne Oqeanin Paqesor, pikerisht aty ku analistet dhe arkeologet mendojne se eshte rrezuar aeroplani i Amelia Earhart ne vitin 1937.

"Ne nuk e dime nese eshte aeroplani i saj por ne kemi mbetje aeroplani aty ku pretendohej te kishte rene, nese konkluzionet qe ne kishim arritur ne baze te te dhenave te ishin te sakta." - Tha Ric Gillespie, drejtor ekzekutiv i International Group for Historical Aircraft Recovery (TIGHAR), i cili ishte ne krye te ekspedites 2.2 milion dollareshe muajin e kaluar.

Gjate udhetimit, Gillespie tha qe ishte merzitur pasi ata nuk vune re gje ne shkembinjte koralore nga video kamera e thjeshte. Ndersa te dhenat ne kameren me definicion te larte nuk mund te shfaqeshin ne moment, keshtu qe atyre i duhej qe ta procesonin dhe ta dergonin tek analisti Jeff Glickman perpara se te mund te merrnin ndonje pergjigje.

"Te marten mbasdite ai me mori ne telefon dhe me tha:'Atje ka dicka. Duken si mbeturina te dickaje te bere nga dora e njeriut'." - tha Gillespie.

Keshtu Gillespie krahasoi te dhenat ne hartat e tij dhe tha: "Uau. Ajo cfare po sheh ai eshte pikerisht aty ku ne kishim arsyetuar se do te kishte dicka."

Bazuar ne komunikimin e fundit te Earhart me radio, ajo ishte ne nje linje lundrimi te quajtur 157337, qe ka edhe dy ishuj te tjere pergjate tij pervec Ishullit Howard, i cili ishte ishulli ku Earhart po synonte te zbriste.

Megjithese marina po e kerkone pergjate kesaj rruge fillimishtdhe me pas kjo ide u harrua.

Gillepsie tha qe ai dhe TIGHAR filluan te kerkonin per aeroplanin e Earhart jo me shume deshiro por megjithate kjo eshte ekspedita e tyre e dhjete. Me heret kete vit, Departamenti Shteteror konfirmoi analizen e asaj qe eshte e njohur si "Bevington Photo" e cila TIGHAR pretendon qe eshte prova qe ka ingranazhe qe lundrojne prane Nikumaroro.

Analisti ne TIGHAR identifikoi mbetje te bera nga dora e njeriut qe perngjanin me nje rrote dhe ingranazhe te tjera.

Nuk do te ishte nje ide realiste qe kerkuesit te prisnin te mund te gjenin nje aeroplan te plote ne ujerat rreth e rrotull Nikumaror pasi topografia nenujore eshte e ashper dhe e mbushur me rreshqitje dheu.

Ne fakt TIGHAR nuk po jep informacione ne lidhje me vendin ekzakt ku jane gjetur mbetjet per arsye sigurie.

Ne ekspeditat e kaluara arkeologet gjeten dhe analizuar nemenyre kimike disa te dhena te tjera, duke perfshire ketu edhe nje krem per qukat dhe nje krem per duar qe grate ne Amerike e blenin ne vitet 1930 dhe qe Earhart mund ta kishte patur me vete kur u zhduk.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi