Dënon vajzën nëpërmjet Facebook-ut
Mon 30 Apr 2012 - 17:17
Denis Abot ka reaguar ndaj sulmeve të pa kulturuara të vajzës së saj Ava.Ajo në rrjetin më të madh social Facebook ka vendosur fotografinë e vajzës e cila ka një iks të kuq në gojë si dhe në fotografi është shkruar “ Nuk di si të ndalem së foluri. Më nuk më lejohet të përdor facebookun, dhe as telefonin celularë. Ju lutem më pyesni përse. Nëna ime thotë se duhet t’i përgjigjem secilit që e parashtron këtë pyetje”.Denis në një televizion amerikan e ka treguar rastin se përse është përcaktuar në këtë lloj dënimi për vajzën e saj. Edhe pse është e mundur që tek disa fëmijë të mos jetë i suksesshëm ky dënim, si duket për vajzën e saj është. Avas i është kthyer facebooku si dhe celulari me një kusht, që ajo të vazhdojë të sillet mirë.
“Mendoj se e kam merituar këtë dënim, pasi që nuk jam sjellë mirë me nënën, edhe atë para shoqërisë sime. Facebook është pjesë e madhe e jetës sime sociale. Kuptova se nuk dua atë fotografi në profilin tim sepse të gjithë pyesnin se çfarë kam bërë”, ka shkruar Ava.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi