Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ja si qeveria amerikane kontrollon njerëzit nëpërmjet Facebook-ut Empty Ja si qeveria amerikane kontrollon njerëzit nëpërmjet Facebook-ut

Mon 28 May 2012 - 15:43
Ja si qeveria amerikane kontrollon njerëzit nëpërmjet Facebook-ut 50039_3TIRANE-Disa
kohë më parë ekzistonin vetëm pak fjalë që nuk mund të thuheshin në
televizion. Fjalët e pahijshme për tu përmendur në media që amerikanët
kishin hequr nga fjalori mediatik në vitet 1950-60. Sot ekziston një
listë me më shumë se 500 fjalë që nuk mund të përdoren ne Facebook apo
në rrjetet e tjera sociale. Lista e zezë ndodhet në duart e ministrisë
së Mbrojtjes amerikane që prej vitit 2011-të.
Presidenti amerikan
Barack Obama është i pari president që kontrollon format e reja të
komunikimit si Facebook, Twitter, Badoo, Netlog, etj. Sipas tij, pas 11
shatorit është e rëndësishme që të përdoret çdo lloj kontrolli për të
mos u rikthyer ngjarje të tilla.

Në momentin që përdoren fjalët e
“listës së zezë” në social network, nis një hetim për të vërtetuar nëse
pas një profili fshihet një grup apo person i rrezikshëm. Fjalët e
monitoruara, si të zeza,kur flitet për bombë, armë apo terrorizëm, nuk
analizohen në moment sepse mendohet që një informacion kaq i rëndësishëm
nuk do të diskutohej kaq lehtë në Facebook. Ka fjalë të tjera që
tërheqin menjëherë vëmendjen e autoriteteve amerikane, fraza “do të
shkoj me pushime në San Diego, shpresoj që mos të ketë re sepse dua të
marr disa rreze”. Nëse shkruhet kjo fjali, nis hetimi i menjëhershëm
sepse përmban pesë fjalë të vendosura nën kontroll nga presidenti
amerikan. Në këtë rast vihet re se sistemi i kontrollit që presidenti
amerikan ka formuar për të mbajtur nën kontroll gjendjen nuk është
gjithmonë efikas.
Në shumë raste ju jepet përparësi fjalëve të
veshura dhe lihen mënjanë fjalë si terrorizëm, armë, drogë, etj. Tashmë
është bërë publike nga Electronic Privacy Information Center se
presidenti amerikan Barack Obama jo vetëm që kontrollon rrjetet sociale
por i ka dhënë një përparësi të madhe kësaj forme kontrolli.

Ja 7 gjërat që nuk duhet të bëni në Facebook!

1.
Së pari ju nuk duhet të përdorni një fjalëkalim të butë. Duhet të
shmangni emra apo fjalë të cilat mund të gjenden lehtë në fjalor, përveç
kur ato i kombinoni në numra në fund, në mes apo edhe më simbole. Një
fjalëkalim duhet të ketë së paku tetë karaktere. Një teknikë e mirë
është të fusësh numra dhe simbole midis fjalëve, siç është për shembull
ky variant: hO27usEs!.

2. Së dyti ju nuk duhet
të lini në profilin tuaj ditëlindjen e plotë. Ky element mund të
shfrytëzohet nga njerëz të cilët duan të marrin të dhënat tuaja për ti
përdorur më pas në mënyrë të alternuar për të patur akses në llogarinë
bankare apo kartat e kreditit. Nëse ju e keni përfshirë datëlindjen e
plotë atëherë shkoni tek profile, klikoni mbi “edit information”. Tek
opsionet vendosni që të duket vetëm muaji apo dita dhe jo e gjithë
datëlindja.

3. Së treti duhet të menaxhoni me
kujdes privatësinë e profilit tuaj. Për gjithçka në profilin tuaj në FB
ju mund të limitoni aksesin vetëm tek miqtë apo miqtë e miqve. Një
regjim strikt duhet përdorur për fotot, ditëlindjen, pikëpamjen fetare,
informacionet familjare mes gjërave të tjera. Ju mund ti jepni vetëm
grupeve të njohura akses tek fotot dhe mund të bllokoni persona të
veçantë që ti shohin ato.

4. Së katërti mos
lejoni që të vendosni emrat e fëmijëve tuaj në fotot e ndryshme. Nëse
dikush tjetër e bën këtë mund ta fshini me “remove tag”. Nëse fëmija
juaj nuk është në FB dhe dikush e përfshin emrin e tij i kërkoni
personit që ta heqë.

5. Së pesti mos tregoni
faktin se nuk jeni në shtëpi dhe se ajo është bosh. Prisni derisa të
ktheheni për tu treguar miqve se si kaluat me pushime.

6.
Së gjashti keni parasysh opsionin e makinës kërkuese. Për të ndihmuar
që të huajt të mos kenë akses mbi faqen tuaj, shkoni tek menuja “Search”
tek “FB privacy” dhe selektoni “Only Friends for FB search results”.
Sigurohuni se kutia për kërkimin publik nuk është e klikuar.

7.
Së shtati evitoni të vegjlit të përdorin FB pa mbikëqyrje. Limiti i FB
është mosha 13 vjeç por fëmijë edhe më të rinj duket se e përdorin atë.
Nëse keni një fëmijë të vogël apo një adoleshent në BF, mënyra më e mirë
për ta mbikëqyrur është ta keni mik. Përdorni adresën tuaj të e-mailit
si kontakt për llogarinë e tij në FB në mënyrë që të merrni
informacionet e nevojshme rreth aktivitetit të tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi