Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Avari në pistë, pasagjerët shtyjnë për 2 orë avionin... Empty Avari në pistë, pasagjerët shtyjnë për 2 orë avionin...

Tue 1 May 2012 - 15:18
Avari në pistë, pasagjerët shtyjnë për 2 orë avionin... 1330-300x175Pas një avarie që pësoi në pistë gjatë zbritjes, pasagjerët e avionit që i përkiste linjës “Airlines Shandong” kanë dalë dhe e kanë shtyrë së bashku atë.

Ka qenë në fakt gjithë stafi i aeroportit që u thirr fillimisht për ta kryer një veprim të tillë, por duket se ai nuk ka mjaftuar dhe për këtë arsye, u është kërkuar ndihmë edhe 69 parasgjerëve të avionit të lartpërmendur.

Dhe siç mësohet nga mediat kineze, për të shtyrë avionin CRJ7, i cili fluturonte nga Guilin për Zhengzhou dhe u shkatërrua gjatë rënies, u deshën plot dy orë kohë.

Të gjithë së bashku, personel aeroporti dhe pasagjerë, arritën më në fund që ta fusin atë gjysmë milje, në një një korsi të dytë të aeroportit.

"Falë Zotit, ishte vetëm një avion i mesëm, i masës 20 ton. Nëse do të ishte një avion i madh, do të na rrëzonte”, tha njëri prej punëtorëve të aeroportit.

Tashmë, ky avion, është i parkuar në korsinë anësore dhe është duke pritur për teknikët që të vijnë dhe të zgjidhin problemin e shkaktuar.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi