Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Orhan Pamuk: Europa ka frikë nga Islami dhe demokracia Empty Orhan Pamuk: Europa ka frikë nga Islami dhe demokracia

Wed 2 May 2012 - 2:49
Stamboll, 1 maj 2012, NOA/ Irma Toptani - “Mos u shqetësoni nga zgjedhjet që bën populli. Demokraci do të thotë respektim i vendimeve të shumicës dhe lirive të shoqërisë edhe atëherë kur këto vendime janë në favor të partive politike që frymëzohen nga besimi fetar”.Kjo ka qenë përgjigjia që nobelisti turk, Orhan Pamuk u ka dhënë skepticistëve të perëndimit lidhur me orientimin islamik të Turqisë.Shkrimtari i njohur turk ka deklaruar për një revistë gjermane se vëmendja e mediave perëndimore ndaj Turqisë vitet e fundit i ka rrënjët tek frika e Perëndimit ndaj Islamit, një fenomen i ngjashëm me frikën, që Perëndimi kishte edhe ndaj komunizmit të Europës Lindore apo Amerikës Latine.

“Në Perëndim lexojnë librat e mi për të parë sesi Turqia ndërthur traditat e lashta të saj me kulturën e re evropiane. Jam i bindur që në shumë vende të Europës librat e mi lexohen nga kureshtja për islamin, të cilin e shohin si problemin më të madh të Turqisë bashkëkohore”, thekson Pamuk në intervistën e dhënë për revistën gjermane.

Nobelisti turk u intervistua për mediat gjermane me rastin e inaugurimit të Muzeut të Pafajësisë, në të cilin janë ekspozuar objekte, që lidhen me Stambollin e kohës së vjetër dhe personazhe të romaneve të Pamuk.

mit/noa.al
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Orhan Pamuk: Europa ka frikë nga Islami dhe demokracia Empty Re: Orhan Pamuk: Europa ka frikë nga Islami dhe demokracia

Wed 2 May 2012 - 2:57
Orhan Pamuk: Europa ka frikë nga Islami dhe demokracia 2724135253
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi