"The Independent", Ismail Kadare në garë me Orhan Pamuk
Sun 10 Mar 2013 - 15:26
Monda Shima
-Këtë vit 16 libra, në 13 gjuhë të ndryshme të botës, mes tyre edhe shqipja, përbëjnë listën e gjatë të veprave më të mira të letërsisë së huaj të përkthyer në anglisht. I themeluar nga gazeta “The Indipendent” më 1990 si Çmimi i Letërsisë së Huaj, “The Independent Foreign Fiction Prize”,është i vetmi çmim i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në anglisht. Lista e shkurtër prej 6 titujsh shpallet ditën e enjte më 11 prill dhe fituesi, i cili i paraprin kësaj liste, do të nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në muajin maj 2013. Midis emrave të shquar të letërsisë botërore është në këtë listë fituesi i çmimit të parë inaugural Man Booker International 2005, shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare me librin “Darka e gabuar” (Onufri, 2009) përkthyer nga origjinali prej përkthyesit të talentuar John Hodgson. Ky libër ka pasur shumë vlerësime në shtypin britanik për Kadarenë, por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja. Eshtë hera e dytë që Kadare nominohet për këtë çmim. Herën e parë kryesoi listën The Independent 2007 pothuaj deri në fund, me librin e suksesshëm “Pasardhësi”, përkthyer në anglisht nga përkthyesi tjetër i Kadaresë, profesori i Princeton University, David Bellos. Po ashtu bie në sy në këtë listë edhe nobelisti Orhan Pamuk me veprën “Silent House”. Juria përbëhet nga 5 personalitete të shquar të botës letrare, kryesuar nga Editori Letrar i gazetës “The Independent”, Boyd Tonkin. Në juri është gjithashtu edhe Gabriel Josipoviç, Shkrimtarja dhe gazetarja e shquar turke Elif Shafak. “The Independent Foreign Prize” nderon veprën letrare më të mirë të një autori i cili jeton dhe është përkthyer në anglisht nga cilado gjuhë e botës dhe botuar në Britaninë e Madhe. Çmimi ka një vlerë prej £10,000 e cila ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit. Në vitin 1995 ky çmim shkoi te një familje, kur përkthimi prej gjermanishtes i Michael Hoffmann për librin “The Film Explainer”, shkruar nga babai i tij, Gert Hoffmann u shpall fitues. I vetmi fitues jo europian i këtij çmimi është Bao Ninh, me librin gjysmë-autobiografik, “Gjatë dhe pas luftës në Vietnam”. Dy fitues të këtij çmimi më pas u bënë laureatë të Nobel-it: në vitin 1993 José Saramago dhe fituesi inaugural Orhan Pamuk më 1990. shekulli
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: "The Independent", Ismail Kadare në garë me Orhan Pamuk
Sun 10 Mar 2013 - 15:33
krenaria e kombit Kadare
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi