Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ismail Kadare Empty Pse sulmohet Ismail Kadare?

Tue 31 Jul 2012 - 21:40
Ismail Kadare 1343639715-ura_Piktura paraqet një “urë” dhe është e pazakontë, jo vetëm për këtë. Është bërë nga një shkrimtar. Ai quhet Viktor Hygo. Në Tiranë, më i madhi i letrave shqipe (Ismail Kadare) “u përball” në gjyq me pushtetarin më jetëgjatë të shtetit shqiptar (Enver Hoxhën). Dorëshkrimi “Dimri i vetmisë së madhe”, i cili zotërohej nga familjarët e politikanit të vdekur, u dorëzua në Arkivin e Shtetit me vendim gjyqësor. Ishte një betejë ligjore e zakonshme në “procedurë” dhe e pazakontë në sensin e marrëdhënieve me kohën. Në marrëdhënie me historinë fituan të dy!

Përballë njëri-tjetrit, fitoi shkrimtari! Tjetri, bëri atë të cilën kishte bërë edhe kur ishte gjallë. Për të fituar përjetësinë, pranoi statusin e “personazhit” të shkrimtarit.

Shpesh, shoh individë që sulmojnë shkrimtarin. E sulmojnë për të kaluarën, për heshtjen, për kokuljen, për postet…në regjimin komunist. Harrojnë se duke mbetur gjallë ishte mbase i vetmi, që me artin e tij, Kadare, ndërtoi “Urën me tre harqe” (trinitia, lindje-jetë-vdekje), përmbi të cilën shoqëria shqiptare eci nga diktatura në demokraci. Në “këmbën” e URËS, keni vetë shkrimtarin dhe “fajin” e tij të murosur në të. Pse mund të fyhet sot, një urë!? Mbase për faktin se të kujton që vjen nga “ana tjetër” e kohës. Dhe kjo, nuk është pak për një shoqëri postkomuniste.

Viktor Hygo ishte një gjeni. Ismail Kadareja ynë është më shumë, të paktën si “piktor”…. “Ura” e tij, as nuk mund të shihet dhe as të pikturohet! Ajo ka dëshmitarë vetëm ata që e kaluan. Unë jam një nga ata!

Faleminderit shkrimtar!
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Kadare Empty Ismail Kadare

Thu 11 Oct 2012 - 15:21
Ismail Kadare Ismail_Kadare_1

Ismail Kadare është një shkrimtar bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" për letërsi. Dallohet për novela, romane, por ka shkruar dhe poezi dhe kritika. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë.Gjithashtu eshte martuar me shkrimaren e njohur te skicave dhe tregimeve per femije,Helena Kadare.

Biografia

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.


Ismail Kadare duke lexuar (2002)
Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.
Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë"[1] pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptar si të krishter - perëndimor, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur"[2], thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishter dhe mysliman.
Në 2009 ai u nderua me Diplomë Nderi i Shkencave Sociale dhe Komunikimit institucional ndër Universitetit të Palermos në Sicili, kërkuar me forcë dhe dëshirë nga arbëreshëvet të Piana degli Albanesi.
Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Tituj të veprave

*Frymëzime djaloshare poezi - 1954
*Endërrime poezi - 1957
*Shekulli im poezi- (1961)
*Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
*Përse mendohen këto male poezi - 1964
*Dasma - 1968
*Motive me diell poezi - (1968)
*Kështjella - roman - 1970
*Kronikë në gur - roman - 1971
*Koha (1976)
*Dimri i madh - roman - 1977
*Ura me tri harqe - 1978
*Kush e solli Doruntinën - roman - 1979
*Prilli i thyer - 1980
*Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
*Nata me hënë - 1985
*Koha e shkrimeve - 1986
*Koncert në fund të dimrit - 1988
*Vepra Letrare - 1981-1989
*Dosja H - 1990
*Piramida - 1992
*Shqipëri - 1995
*Perbindeshi
*Pallati i ëndrrave - 1996
*Dialog me Alain Bosquet - 1996
*Spiritus - roman- 1996
*Kushëriri i engjëjve - ese- 1997
*Poezi - 1997
*Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë.
*Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
*Ikja e shtërgut - tregim - 1999
*Qorrfermani - roman - 1999
*Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999
*Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
*Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000
*Breznitë e Hankonatëve - 2000
*Vajza e Agamemnonit - 2000
*Bisedë përmes hekurash - 2000
*Elegji për Kosovën - 2000
*Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000
*Unaza në kthetra - 2001
*Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)
*Qyteti pa reklama - roman - 2001
*Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
*Princesha Argjiro -lektyrë - 2003
*Pasardhësi - roman - 2004
*Shkaba - 2004
*Ftese ne studio - 2004
*Dantja i pashmangshëm - 2005
*Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
*Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006
*Hija (roman) - 2007
*Spiritus - 2007
*Çështje të marrëzisë -
*Poshtërimi në Ballkan -
*Muzgu i perëndive të stepës -
*Darka e gabuar - roman - 2008
*E penguara - roman - 2009
*Aksidenti - roman - 2010
*Ca pika shiu ranë mbi qelq - poezi
*Ditë kafenesh - novelë
*Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010
*Stinë e mërzitshme në Olymp
*Vepra 1
*Vepra 2
*Vepra 3
*Viti i mbrapshtë
*Princesha Argjiro -lektyrë - 2003
*Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë - 2011
*Çlirimi i Serbisë prej Kosovës - 2012

Nderime

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.
Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).
Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.
Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Ismail Kadare më 23.06.2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi.
Ky çmim u akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve perfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsise apo gjuhësisë.
Fituesja e cmimit "Princi i Asturias per Letërsi" në vitin 2008 ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi per veprën e saj të shkëlqyer, në mbrojtjen e dinjitetit të grave.
Kadare, fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për roman Ismail Kadare është fituesi i çmimit “Rexhai Surroi” për roman për vitin 2009. Juria e përbërë nga akademikët Sabri Hamiti e Eqrem Basha dhe dr. Bardh Rugova, nga prodhimi i pasur i sivjetshëm i romanit shqiptar veçoi “Darkën e gabuar” të këtij shkrimtari të madh, tashmë përmasash ndërkombëtare.
Eqrem Basha në emër të anëtarëve të jurisë arsyetoi vendimin për të shpërblyer romanin e Kadaresë. ““Darka e gabuar”, e botuar nga shtëpia botuese “Onufri”, në këtë vit vjen si një yll i ri në universin Kadare duke iu rikthyer vendlindjes Gjirokastrës dhe duke rimarrë temën e Luftës së Dytë Botërore, kthesat historike që sollën vendosjen e diktaturës dhe pikat më të ndjeshme të ngjarjeve që përmbysën fatin shqiptar. “Darka e gabuar” të kujton “Darkën e fundit” biblike, misteret dhe magjinë e saj, të ardhura tek ne me mjeshtërinë e lojës filigranike në kufijtë e reales dhe të fiktives, historikes dhe artistikes”, ka cituar Basha vendimin e jurisë. Teksa priste të pushonin duartrokitjet disaminutëshe për laureatin e vitit 2009 të çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, vetë Ismail Kadare, ndonëse u shpreh se nuk kishte fjalë specifike për të përshkruar nderin e fitimit të këtij çmimi, citoi disa fjalë të poetit Naim Frashëri, por të modifikuara në mënyrën kadariane. “E kam shumë të vështirë për të thënë diçka të veçantë, por ajo që më vjen ndërmend është vargu i poemës “Bagëti e bujqësi” e poetit Naim Frashëri, që i dedikohet Shqipërisë e që thotë: “Nata atje është tjetër natë e dita tjetër ditë”, teksa unë duke perifrazuar këto vargje më duhet të them se çdo udhëtim në Kosovë është tjetër udhëtim dhe çdo çmim këtu është tjetër çmim”, ka thënë Kadare.
Për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare ardhja në Prishtinë për të pranuar çmimin “Rexhai Surroi” për vitin 2009 për letërsi ishte diçka e pakontestueshme. Ndonëse në rrethana të jashtëzakonshme, ai kishte vendosur të vinte dhe ta pranonte vetë me dorën e tij këtë çmim. “Për këtë që erdha sot në Prishtinë, kam një histori për të treguar. Rruga ishte tepër e vështirë, kam ndërruar dy aeroplanë nga Parisi deri në Prishtinë, në një kohë të vështirë e të mundimshme që mbretëroi dje në gjithë Evropën”, i tha Kadare “Kohës Ditore” pas ceremonisë së ndarjes së çmimit “Rexhai Surroi”. “E çmoj personalisht shumë këtë çmim dhe ky fakt më bëri të vija gjithsesi dhe të asistoja në ndarjen e çmimit “Rexhai Surroi”. Çmimi është i rëndësishëm, çdo shkrimtar shqiptar do ta donte shumë”, tha Kadare duke kërkuar ndjesë. I duhej të nisej menjëherë për në Paris, por nuk la pa e thënë edhe një fjalë. “Çdo çmim që jepet në Kosovë është shumë i mirëseardhur”.

Skenare filmash

*Time of the Comet (2008)
*Cendres et sang (2009)
*Abril Despedaçado (2001)
*Avril brisé (1987)
*Të paftuarit (1985)
*Il Generale dell'armata morte (1983)
*Ballë për ballë (1979)
*Radiostacioni (1979)
*Kur vjen nëntori (1964

Mirënjohjet

*Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë
*Man Booker International Prize, Britani, 2005
*Premio Príncipe de Asturias de las Letras, Spanjë, 2009
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Fri 12 Oct 2012 - 8:30
"Pse sulmohet Ismail Kadare?"
me
"Ismail Kadare"
temat u bashkun
Sponsored content

Ismail Kadare Empty Re: Ismail Kadare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi