Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Komuniteti gay në 17 maj “paradë të blinduar” Empty Komuniteti gay në 17 maj “paradë të blinduar”

Wed 2 May 2012 - 3:16
Komuniteti gay ka marrë masa për datën 17 për të shmangur incidentet e mundshme që siç shprehen edhe vetë ata mund ti kushtojë edhe jetën, ditën që pritet të mbahet edhe parade e LGBT.Sipas informacioneve të dala nga shoqatat LGBT ambientet ku do të zhvillohen këto aktivitete do të ‘blindohen’ në mënyrë që të mos krijohen incidente.“Kemi kohë që e kemi harruar kallashnikovin, por do të na duhet në 17 maj”. Ky koment në njërën prej faqeve të hapura së fundmi në Facebook ka bërë që aktivitetet që do të zhvillohen në Ditën Botërore Kundër Homofobisë, të shoqërohen me masa të rrepta sigurie. Kristi Pinderi kryetari i shoqatës ‘Pro LGBT’ ka theksuar se kjo shoqatë do të zhvillojnë një seri aktivitetesh publike për të promovuar të drejtat e komunitetit LGBT dhe për të informuar publikun mbi pasojat e homofobisë në një shoqëri që kërkon të çlirohet nga paragjykimet, urrejtja dhe stereotipat. Midis tyre do të hapet një ekspozitë me fotografi nga jeta e çifteve shqiptare gay, apo lesbike, një koncert me muzikë rock, por gjatë gjithë javës së dytë të muajit maj do të zhvillohen edhe orë leksionesh nëpër universitetet si te Shkencat Sociale dhe te departamenti i Gazetarisë në lidhje me njohjen e problematikave të komunitetit LGBT si dhe të problemeve që vinë nga homofobia.

Sipas Pinderit, këto aktivitete do të jenë të hapura për medien, por duhet që më parë të bëhet akreditimi i tyre. Gjithashtu edhe policia bashkiake do të angazhohet në mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve./ E.Lata/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi