Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Inva Mula i jep vajzës emrin e nënës Empty Inva Mula i jep vajzës emrin e nënës

Wed 2 May 2012 - 3:27
Inva Mula i jep vajzës emrin e nënës Inva_Mula_03_1257497000-247x300Entela Resuli

Inva Mula bëhet nënë për herë të dytë pas 16 vjetësh nga lindja e djalit. Ditën e djeshme ka ardhur në jetë vajza e sopranos së njohur. Të afërm të këngëtares pohuan nga Parisi për Shekullin se paraditen e djeshme në orën 10.29 minuta në klinikën e njohur pariziane “Rue Nicolo”, sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, solli në jetë vajzën e saj. Gjatë gjithë procesit të lindjes i ka qëndruar pranë bashkëshortit, Et’hem Ramadani, i cili ka dëshiruar të asistojë në sallë.

Në një atmosferë të lumtur miqtë e shumtë që e rrethonin mësuan emrin e vajzës, Nina Mula Ramadani. Vajza e Invës do të mbajë kështu emrin e nënës së Invës, Nina Mula e cila u nda nga jeta tre muaj më parë. Duke dalë nga salla, miqtë francezë e shqiptarë e kanë shoqëruar kalimin e Invës me një këngë të improvizuar, “Elle est neé la petite Nina” (Lindi Nina e vogël).



Et’hemi për Invën…

“Inva ka kohë që mediton dhe ka arritur të zbulojë këtë mrekulli duke qenë pranë meje. Njeriu mediton me një qëllim dhe një nga qëllimet tona ishte të kishim një fëmijë. Bëmë disa vizita në mjekë të ndryshëm dhe na thanë që është shumë e vështirë për një grua që ka 16 vite që nuk lind, të mbetet përsëri shtatzënë. Unë përsëri besova te forca e universit dhe vendosëm që të mos bëhemi pesimistë dhe akoma më pak t’u dorëzoheshim metodave të reja të shtatzënive.. Ne donim që gjithçka të vinte ashtu si Zoti e ka vendosur që të lindë një fëmijë, dhe ia arritëm. Kjo është mrekullia e meditimit. Edhe mjekëve u dukej e pabesueshme”, tha Ramadani.



Inva për Ethemin…

“Me zotin Ramadani jemi njohur para tre viteve, në një festë ku ishim të ftuar të dy, në Izrael. Ka qenë thjesht një kombinim i situatave… Po ishim të dy në një tavolinë, unë isha vetëm po ashtu edhe zoti Ramadan, dhe rrethoheshim nga miq shumë të mirë, shqiptarë. Afërsia e parë ishte një respekt shumë i madh për atë që kisha dëgjuar që kishte bërë zoti Ramadani, në ndihmë të shqiptarëve në nevojë, siç ishte çështja e Gërdecit, kështu që në radhë të parë ishte një respekt që më pas u shndërrua në një njohje më të afërt dhe duke parë një personalitet, i cili jashtë kontureve të biznesmenit kishte përmasa në radhë të parë njerëzore, të një kualiteti që kisha vite që nuk i kisha njohur, dhe ishte një njeri me një kulturë dhe një horizont shumë të madh, një njeri që dashje pa dashje më futi në botën e tij që ai e ka shumë të pasur, bota shpirtërore”.



Divorci Inva-Pirro

Pas një vit thashethemesh se çifti i njohur ishte në krizë dhe se prej disa kohësh jetonin të ndarë, sopranoja Inva Mula konfirmoi faktin se muri i martesës së tyre ishte krisur, duke hedhur hapin përfundimtar ajo iu drejtua gjykatës duka kërkuar divorcin. Në prill të 2009-ës ka qenë sopranoja që ka marrë nismën ligjore që kjo ndarje tashmë të kthehej në një divorc zyrtar mes tyre.

Kur padia e kërkesës për divorc mbërriti në gjykatën e Tiranës, thuhej se ndarja e tyre kishte kohë që kishte filluar, pasi prej disa muajsh Çako dhe Mula jetonin të ndarë nga njeri-tjetri. Për Inva Mulën divorci ishte e vetmja zgjidhje e mundshme e momentit për shkak se ata kishin vite që jetonin në largësi. Ajo me të birin jetonin në shtëpinë e tyre në Paris, ndërsa Pirro në kryeqytetin shqiptar dhe ishte i angazhuar me karrierën e tij artistike.

Pas dy vjetësh seancash gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës çifti ka arritur të firmosë divorcin e shumëpërfolur duke rënë në kompromis edhe për ndarjen e pasurisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi