Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Greqi, kampet e refugjateve, me tela me gjemba Empty Greqi, kampet e refugjateve, me tela me gjemba

Wed 2 May 2012 - 10:24
Greqi, kampet e refugjateve, me tela me gjemba 1335784096-kampi_refugjateve

Çështja e emigracionit në shtetin Helen ka marrë përmasa të mëdha, duke u kthyer në çështje kombëtare. Qeveria greke ka çelur dhe një fond të posaçëm, ku me anë të cilit është njoftuar dhe ndërtimi i më shumë se 30 “kampeve përqendrimi”, të cilat do jenë ndërtuar me një mënyrë të atillë ku emigrantët e paligjshëm të qëndrojnë 24 orë në ambiente të mbyllur e të ruajtur sipas standardeve të NATOS. Për çdo kamp do të disponohen më shumë se 150 policë të specializuar, si dhe çdo kamp do të rrethohet me tre breza teli me gjemba ashtu siç edhe një repart ushtarak.

Ministri i Rendit, Mihalis Hrisohoidis, ka urdhëruar krerët e policisë që këta të fundit të nisin menjëherë spastrimin e qyteteve greke nga emigrantët e paligjshëm, duke filluar operacionet “Fshesa” nën sloganin “Të spastrojmë qytetet tona nga emigrantët”. Të shumtë janë ata të cilët pohojnë se qeveria greke po e përdor me mënyrën më të keqe të mundshme këtë problem kaq të madh për shoqërinë greke, me qëllim maskimin e shumë projektligjeve dhe masave të reja ekonomike dhe taksave të cilat duhen miratuar urgjentisht me shumicë votash në parlamentin grekë, para mbylljes së tij për arsye të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen së shpejti.

Analistët, dekanët dhe shumë forca politike të majta, akuzojnë qeverinë Papadimos, për trillim të pahijshëm ku nën shantazhin e frikës, apo thënë ndryshe ksenofobisë, ajo krijojë sloganin “Të spastrojmë qytete tona nga emigrantët” për të bërë “punët” e saj, e veç të tjerash dhe dy forcat e mëdha politike në vend Pasok dhe Demokracia e re, të mund të rimbledhin votuesit e zhgënjyer, pasi reputacioni i tyre ka rënë ndjeshëm dhe elektorati i ka braktisur ato.

Për momentin janë njoftuar nga prefekturat përkatëse disa prej vende kandidate për ndërtimin e kamave të përqendrimit, të cilat janë si vijon:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi