Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqia do të ndërtojë “30 kampe përqendrimi” refugjatësh, do rrethohen me tre breza teli me gjemba Empty Greqia do të ndërtojë “30 kampe përqendrimi” refugjatësh, do rrethohen me tre breza teli me gjemba

Thu 26 Apr 2012 - 18:45
Message reputation : 100% (1 vote)
Greqia do të ndërtojë “30 kampe përqendrimi” refugjatësh, do rrethohen me tre breza teli me gjemba A-Greqi-300x225Greqi: Çështja e emigracionit në shtetin fqinj ka marrë përmasa të mëdha, duke u kthyer në çështje kombëtare.
Veç të tjerash ajo zë vendin e parë në rendin e ditës dhe thuajse është diskutuar në çdo mbledhje të kabinetit të qeverisë së kryeministrit Papadimos, duke u ngjitur në majtë të hierarkisë së agjendës së ditës.
Të shumtë janë ata të cilët pohojnë se qeveria greke po e përdor me mënyrën më të keqe të mundshme këtë problem kaq të madh për shoqërinë greke, me qëllim maskimin e shumë projektligjeve dhe masave të reja ekonomike dhe taksave të cilat duhen miratuar urgjentisht me shumicë votash në parlamentin grekë, para mbylljes së tij për arsye të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen së shpejti. Analistët, dekanët dhe shumë forca politike të majta, akuzojnë qeverinë Papadimos, për trillim të pahijshëm ku nën shantazhin e frikës, apo thënë ndryshe ksenofobisë, ajo krijojë sloganin “Të spastrojmë qytete tona nga emigrantët” për të bërë “punët” e saj, e veç të tjerash dhe dy forcat e mëdha politike në vend Pasok dhe Demokracia e re, të mund të rimbledhin votuesit e zhgënjyer, pasi reputacioni i tyre ka rënë ndjeshëm dhe elektorati i ka braktisur ato.

Ministri i Rendit, Mihalis Hrisohoidis, ditën e sotme ka urdhëruar krerët e policisë që këta të fundit të nisin menjëherë spastrimin e qyteteve greke nga emigrantët e paligjshëm, duke filluar operacionet “Fshesa” nën sloganin “Të spastrojmë qytetet tona nga emigrantët”.
Kështu qeveria greke ka çelur dhe një fond të posaçëm, ku me anë të cilit është njoftuar dhe ndërtimi i më shumë se 30 “kampeve përqendrimi”, të cilat do jenë ndërtuar me një mënyrë të atillë ku emigrantët e paligjshëm të qëndrojnë 24 orë në ambiente të mbyllur e të ruajtur sipas standardeve të NATOS.
Për çdo kamp do të disponohen më shumë se 150 policë të specializuar, si dhe çdo kamp do të rrethohet me tre breza teli me gjemba ashtu siç edhe një repart ushtarak.

Për momentin janë njoftuar nga prefekturat përkatëse disa prej vende kandidate për ndërtimin e kamave të përqendrimit, të cilat janë si vijon:

Rrethi Evro: Karoti, Kelidona, Ketaksades, Kastanies, Neohori, Vrisikia, Kipi, Asimenio.

Rrethi i Selanikut: Thermi, Diavata, Lagadikia.

Rrethi i Atikës: Keratea, Parnitha (2)

Rrethi Serres: Kerdilia, Ahkladohori, Pentalofos.

Rrethi Imatisë: Lianovergji dhe Aleksandri.

Rrethi Kozanit: Eratira, Neapoli.

Rrethi Dramës: Kalifitos, Kserovrisi.

Ndërsa pjesa e mestuar vijon si më poshtë:

- Armeni, Rrethimno

- Shën Nektari, Kos

- Kteni Kalistis, Rodopi.

- Kardhicë.

- Skidra, Pella.

- Vrosina, Janinë.

- Prevez.

- Vefi, Follorinë.

- Kostarazi, Kastoria.
/albobserver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi