Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt preferojnë më shumë të huajat Empty Meshkujt preferojnë më shumë të huajat

Mon 2 Aug 2010 - 1:02
Meshkujt preferojnë më shumë të huajat Girls-001

Vajzat e Europës Lindore dhe Perëndimore janë më të sjellshme, më të dashura dhe në të njëjtën kohë më të lirshme në shtrat. Disa dëshmi të meshkujve që janë magjepsur pas tyre

Më poshtë do të lexoni dëshmitë e vërteta e pak të hidhura të shumë meshkujve, megjithatë duket që janë spontane, ndoshta edhe për shkak të ruajtjes së anonimatit. Tema është kjo: Pse meshkujt pëlqejnë më shumë femrat e huaja? Përgjigjet janë nga më të ndryshmet. Por a thua të kenë të drejtë ata? Nuk i dihet. Kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kuptojmë dy gjëra: nëse është e vërtetë që meshkujt preferojnë të huajat, sepse ndryshojnë shumë nga ato vendaset dhe se ajo që thonë është vërtet diçka e ndjerë; apo vjen si pasojë e një momenti mërzie dhe irritimi. Natyrisht që pasi të keni lexuar disa mesazhe, do të mendoni: mos vallë emancipimi femëror po vë vërtet në rrezik disa meshkuj?

Seks i shpejtë dhe aspak pasionant

“Kam qenë i lidhur me shumë vajza të huaja. Ato e respektojnë seksin, partnerin, flasin me shumë qetësi dhe nuk kanë turp të thonë diçka kur nuk u pëlqen. Bëjnë shumë komplimente. Vendaset janë shumë serioze e të mbyllura dhe kjo mund t’i bëjë më pak të pëlqyera nga meshkujt. Edhe ato bëjnë shumë komplimente, por të krijojnë përshtypjen se nuk ndiejnë aspak kënaqësi. Ajo që u intereson janë vetëm paratë. Sot është shumë e vështirë të gjesh një vajzë që të të dashurojë vërtet, të të dhurojë kënaqësi. Të gjitha të bëjnë të dyshosh dhe nëse sillesh mirë me to, mendojnë se je i humbur”, thotë Martin.

“Femrat angleze, për shembull, dinë ta jetojnë dhe shijojnë një marrëdhënie, ndërkohë që vendaset jo. Natyrisht që kjo nuk vlen për të gjitha, pot për pjesën më të madhe po. Duan gjithmonë të luajnë rolin e gruas së mirë dhe e kanë të vështirë t’i tregojnë partnerit dëshirat erotike, më pas ankohen se ata nuk i kuptojnë dhe nuk i respektojnë. Kjo është edhe një nga arsyet që meshkujt shkojnë me prostituta. Faji është i femrave, që nuk dinë të sillen si partnere ose bashkëshorte, mendojnë se janë fantastike dhe unike në shtrat, ndërkohë që në këtë drejtim vlejnë vërtet shumë pak. Ato nuk duhet të vazhdojnë të mendojnë se është mashkulli ai që duhet t’i kuptojë dhe t’u lutet gjithmonë për gjërat e rëndësishme, siç është marrëdhënia e çiftit dhe intimiteti. Kam pasur fatin të vizitoj botën dhe mund t’u them me bindje të plotë se vendaset janë pasionante deri në moshën 20-vjeçare, pastaj kur lindin fëmijë, ndryshojnë jo vetëm nga përmasat, por edhe nga ana e karakterit. Ke frikë të jetosh me to”, tregon Emiliano.

“Gjysma ime është një nga vajzat më të zgjuara që unë kam njohur ndonjëherë. Studion në Budapest dhe mes 250 studentëve është e para e kursit, flet pesë gjuhë, është shumë e lezetshme, e ëmbël, e urtë dhe e thjeshtë. Është vajza që arrin më shpejt orgazmën. Besoj se sekreti i saj fshihet te të qenit spontane, e urtë, e thjeshtë, cilësi që femrat italiane i kanë humbur prej shumë kohësh”, thotë Lioni.

Sjellja: shumë të sigurta në vetvete

“Italianeve u pëlqen shumë vetja. Kjo është ajo që i shtyn të mendojnë se janë më të mirat. Një vajzë e shëmtuar mjafton të hapë këmbët, gjen menjëherë një djalë simpatik që e fut menjëherë në kurth. Ndërsa një burrë i shëmtuar e ka shumë të vështirë të gjejë një vajzë që të rrijë me të. Mund të kem qenë shumë banal, por mendoj e kuptuat idenë time. Italianet po i shkatërrojnë meshkujt. Mjafton të dilni jashtë shtetit për të kuptuar diferencën mes mentalitetit të këtyre “super-femrave” dhe europianeve. Problemi qëndron se italianet mendojnë se janë unike, të pazëvendësueshme, ndërkohë që nuk është kështu”, shton Kris.

“Pse meshkujt shkojnë me prostituta? Përgjigjja është e thjeshtë: sepse italianet po u ngjajnë gjithnjë e më shumë prostitutave, por kanë një defekt akoma më të madh se ato: po e transformojnë marrëdhënien me një mashkull në një sfidë, duke u bërë antipatike, arrogante dhe duke treguar të gjitha komplekset e inferioritetit. Megjithatë, për fat të mirë, ne meshkujt kemi ende një avantazh. Mund të dalim jashtë shtetit dhe në moshën 50-vjeçare të kemi përkrah një vajzë të re, me flokë të verdhë dhe sy jeshilë”, thotë Brus.

Karriera: tepër të emancipuara

“Meshkujt duan vetëm të gjejnë një shpirt të ëmbël dhe të butë me të cilin të kalojnë momente të bukura dhe të paharrueshme. Duke qenë se italianet janë vulgare, materialiste, të dashuruara pas vetes dhe smirëzeza, kërkojmë t’i shmangim në maksimum. Italianet janë të padurueshme, kërkojnë gjëra të pamundura. Kështu ka qenë dhe ka mbetur mentaliteti i tyre. Unë shoh faktet dhe përfundimin: 70 për qind janë të divorcuara, 25 për qind janë martuar me shkuesi, ndërsa pjesa tjetër janë prostituta. Femrat italiane kanë pasur gjithmonë probleme. Në fakt, me rritjen intelektuale dhe pavarësinë ekonomike, femrat kanë filluar të ndryshojnë dhe këtë e tregojnë më së miri faktet”, thotë Andrea.

“Më ka ardhur në majë të hundës duke dëgjuar diskutimet e zakonshme që lidhen me femrat. E vërteta është se nga natyra ato janë shumë xheloze për njëra-tjetrën. Edhe unë jam i mendimit se të huajat janë më të mira se italianet. Unë kam pasur lidhje me një vajzë çeke, menaxhere shumë e zonja dhe kjo eksperiencë më ndryshoi jetën. Aktualisht jetoj me një moldave dhe ndihem shumë mirë me të. Mund t’u tregoj shumë shembuj rastesh të lumtura me vajza të huaja nga miqtë e mi. Të gjitha femrat e Lindjes janë të devotshme dhe besnike, ndryshe nga italianet, të cilat që kur kanë filluar të emancipohen, janë bërë të padurueshme dhe nuk e vrasin më mendjen për shtëpi, fëmijë, burrë. Me pak fjalë, rrofshin vajzat e huaja!”, përfundon Marius.
avatar
fisniku preshev
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 2
<b>Hobi</b> Hobi : kam sens per humor
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/08/2010

Meshkujt preferojnë më shumë të huajat Empty Re: Meshkujt preferojnë më shumë të huajat

Sun 8 Aug 2010 - 10:57
pershendetje jam fisniku nga presheva desha te nderlidhem ne temen tuaj pse meshkujt preferojn me shum te huajat kjo nuk eshte aspak e vertet se femra e huaja i joshin djemt tan vetem per nje arsye per sex po kjo tek disa nuk ndikon sepse jane te mesuar ne duhet te jemi krenar qe kemi femrat tona shqiptare dhe vendase shtrohet pytja pse femra shqiptare jane me te mbyllura se ato te huajat sepse nuk deshirojne qe te lendohen nga djemt qe kohen e fundit po i ndrojne femrat me shum se corapet e keshtu qe nje njeri qe e kupton qka eshte dashuria edhe ja din vleren jetes ateher duhet me kuptu qe femrat evropiane nuk krahasohen me femrat tona vendase sepse femrat tona nuk kerkojne vetem seks me partnerin po edhe te krijoj nje lidhje jetesore qe se bashku te jetojne te lumtur po ka edhe disa qe kerkojne vetem sex e porosia ime per te gjithe eshte largohuni nga ato te huajat ku keni vendaset qe skrahason as me krejt pasurin e botes ju pershendes niki preshev ciaoooooo
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Meshkujt preferojnë më shumë të huajat Empty Re: Meshkujt preferojnë më shumë të huajat

Fri 23 Nov 2012 - 22:41
E di pse per ti sha me let , qe mos ta merrin vesh Meshkujt preferojnë më shumë të huajat 3631317773
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt preferojnë më shumë të huajat Empty Re: Meshkujt preferojnë më shumë të huajat

Wed 9 Jan 2013 - 0:22
fisniku preshev shkruajti:pershendetje jam fisniku nga presheva desha te nderlidhem ne temen tuaj pse meshkujt preferojn me shum te huajat kjo nuk eshte aspak e vertet se femra e huaja i joshin djemt tan vetem per nje arsye per sex po kjo tek disa nuk ndikon sepse jane te mesuar ne duhet te jemi krenar qe kemi femrat tona shqiptare dhe vendase shtrohet pytja pse femra shqiptare jane me te mbyllura se ato te huajat sepse nuk deshirojne qe te lendohen nga djemt qe kohen e fundit po i ndrojne femrat me shum se corapet e keshtu qe nje njeri qe e kupton qka eshte dashuria edhe ja din vleren jetes ateher duhet me kuptu qe femrat evropiane nuk krahasohen me femrat tona vendase sepse femrat tona nuk kerkojne vetem seks me partnerin po edhe te krijoj nje lidhje jetesore qe se bashku te jetojne te lumtur po ka edhe disa qe kerkojne vetem sex e porosia ime per te gjithe eshte largohuni nga ato te huajat ku keni vendaset qe skrahason as me krejt pasurin e botes ju pershendes niki preshev ciaoooooo

Pa dyshim qe femrat Shqiptare nuk krahasohen me ato te huajat pasi ato jane loja juaj kurse ne rastin tjeter me femrat e huaja te cilat jane me te emancipuara,europiane kane shume kerkesa nga ju dhe shpesh jeni delet e tyre se mundoheni ti pershtateni jetes se tyre jo sic beni e silleni me Shqiptaret me te cilat ligji e bossi jeni ju...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Meshkujt preferojnë më shumë të huajat Empty Re: Meshkujt preferojnë më shumë të huajat

Wed 9 Jan 2013 - 0:23
une te huajat nuk i dua,dua gjak shqiptarje
Sussaro
Sussaro
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 34
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shkup
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 18/01/2013
http://www.atykusjeti.com

Meshkujt preferojnë më shumë të huajat Empty Re: Meshkujt preferojnë më shumë të huajat

Sun 20 Jan 2013 - 1:17
Bash e kunderta osht. Femrat i kan qef te huajit, osht nji far kompleksi. Noshta pse jan italiant, spanjollt, ku e di kush ma diskret se shqiptaret? :p
Sponsored content

Meshkujt preferojnë më shumë të huajat Empty Re: Meshkujt preferojnë më shumë të huajat

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi