Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përse femrat preferojnë meshkujt e gjatë? Empty Përse femrat preferojnë meshkujt e gjatë?

Wed 27 Jun 2012 - 4:03
Midis kritereve që vendosin femrat për të gjetur partnerin ideal, është edhe gjatësia. Tashmë është bërë e qartë se femrat preferojnë meshkujt e gjatë, sidomos ata që ua kalojnë atyre në gjatësi.Madje jo pak herë gjatësia është më e rëndësishme sesa karakteristikat e fytyrës. Një justifikim në kuptimin e plotë të fjalës, është kur thonë se u pëlqejnë këpucët me taka. Me një mashkull mesatar apo të shkurtër, nuk do të guxonin t’i vishnin ato.Por e vërteta ndodhet diku tjetër dhe më e çuditshmja është se përzgjedhja bëhet në mënyrë të pavetëdijshme.

Kërkuesit pranë universitetit të Jutas, përpiqen të na zgjidhin këtë pikëpyetje, nëpërmjet punës akademike të tyre. Ata, citon alb-observer.com besojnë se meshkujt e gjatë kanë më shumë sukses dhe kjo, pasi truri i femrës, në mënyrë të pandërgjegjshme, përzgjedh një mashkull të gjatë, sepse beson se gjatësia ofron gene më të mira dhe më të forta riprodhimi.

Por nuk është vetëm kjo, pasi në genet e fermës janë skalitur kujtime të miliona viteve më parë. Në ato kohëra, meshkujt e gjatë mund ta mbronin më mirë pasurinë dhe familjen e tyre (përfshirë edhe gruan) nga pushtimet. Pra, gjatësia si avantazh, mund të ndihmojë ditë për të dalë fitimtar.

Zakonisht, femrat kanë në mendjen e tyre krijimin e familjes, ndaj nuk është më surprizë që ato të joshen nga një mashkull, të cilin e quajnë më të aftë të mbrojë ato dhe familjen e tyre.

Ndërkohë, meshkujt sillen më me pjekuri, sa i përket gjatësisë së partnereve të tyre. Sipas profesorit Carrier, po të mos kishte ndonjë arsye tjetër, edhe meshkujt do të duhej të preferonin femrat e gjata, por nuk ndodh kështu. Meshkujt joshen më tepër nga femrat mesatare, apo edhe ato që cilësohen të shkurtra”. /alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Përse femrat preferojnë meshkujt e gjatë? Empty Re: Përse femrat preferojnë meshkujt e gjatë?

Thu 28 Jun 2012 - 10:59
e ashtu rrace vendi me pelqen dhe muve Përse femrat preferojnë meshkujt e gjatë? 3631317773 165 e lart Përse femrat preferojnë meshkujt e gjatë? 432899
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi