Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Johansson përjetësohet me yllin e saj në Bulevardin e Famës Empty Johansson përjetësohet me yllin e saj në Bulevardin e Famës

Fri 4 May 2012 - 14:44
Message reputation : 100% (1 vote)
Johansson përjetësohet me yllin e saj në Bulevardin e Famës Scarlett-johansson-walk-fame1336118846_thumb_baza2237_150Ylli kinematografik Scarlett Johansson tashmë shkëlqen edhe në Bulevardin e Famës në Hollivud. Aktorja 27-vjeçare, që në kinema po debuton me filmin “The Avengers”, ka shprehur para gazetarëve të pranishëm lumturinë e saj për këtë ngjarje historike.“Nuk ka rëndësi ajo që do të ndodhë në të ardhmen. Tani kam lënë shenjën dhe brezat e ardhshëm do të mund të më gjejnë këtu, në këtë copëz trotuari”, ka thënë Johansson.
“Jam shumë e emocionuar, jam në ambientin e kinemasë prej 20 vjetësh, kam aktruar që kur kam qenë fëmijë. Ky yll është për mua si një gur mijëvjeçari”, ka vijuar ajo.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kolegu i saj në filmin “The Avengers”, Jeremy Renner, që ka thënë disa fjalë për Johansson. “Të punoje me të ishte e tmerrshme. Më ka rrahur për muaj të tërë”, ka thënë me shaka aktori.
Kjo, pasi në filmin ku janë mbledhur të gjithë superheronjtë, Scarlett interpreton Vejushën e Zezë, një luftëtare e fortë dhe misterioze. Ylli i saj mban numrin 2470 në kategorinë e kinemasë.
Protagonistja e shumë filmave të Woody Allen, mes të cilëve “Vicky, Cristina, Barcelona” dhe “Scoop”, do të jetë Janet Leigh në filmin e Alfred Hitchcock dhe në “Making of Psycho”, ku do të interpretojë përkrah Anthony Hopkins.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi