Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Gruaja sulmohet nga gepardi, shpëton për mrekulli … Empty Gruaja sulmohet nga gepardi, shpëton për mrekulli …

Sat 5 May 2012 - 0:45
Gruaja sulmohet nga gepardi, shpëton për mrekulli … Gruaja-gepardi1-300x188Një grua britanike u sulmua nga dy gepardë në një park natyror të Afrikës së Jugut dhe shpëtoi mrekullisht vetëm sepse ndenji pa lëvizur gjatë tërbimit të grabitqarëve.
60-vjeçarja ndodhej në një park ku turistët kanë mundësinë të afrohen dhe të përkëdhelin kafshët e egra kur ndodhi incidenti. Gruaja nga Aberdini pësoi dëmtime në kokë, stomak dhe në të dyja këmbët, por asnjë nga plagët nuk ishte e rëndë.

“Ishte e tmerrshme. Për një moment po përkëdhelja dy gepardët dhe papritur isha e shtrirë në tokë dhe po ndjeja dhëmbët e tyre në kokë. Ndodhi shumë shpejt. Bëra si e vdekur ndërkohë që po më kafshonin në stomak dhe në këmbë”, shprehet 60-vjeçarja për ‘Daily Mail’.

Pjesa e parkut Kragga Kamma ku turistët mund t’i afrohen kafshëve të egra është mbyllur dhe kanë nisur hetimet mbi incidentin. Në këtë park gjenden rinocerontë, xhirafa, zebra e shumë lloje të tjera kafshësh.
Gruaja sulmohet nga gepardi, shpëton për mrekulli … Gruaja-gepardi2-300x265
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi