Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shpëton për mrekulli nga peshkaqeni Empty Shpëton për mrekulli nga peshkaqeni

Fri 13 Jul 2012 - 14:02
Një turist që po bënte xhiro me kajak në një plazh popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpëtoi me shumë fat nga dhëmbët e një peshkaqeni të stërmadh, një nga speciet më të rrezikshme. Walter Szulc po shëtiste me kajak pranë Cape Cod gjatë fundjavës kur pa kurrizin e peshkaqenit pas vetes. 41-vjeçari tha se “i dha rremave shumë shpejt” deri sa mbërriti në bregun e Masaçusesit.Ekspertët thonë se grabitqari i detit duket se është tërhequr nga përqendrimi i një popullate me foka, pasi këto janë edhe ushqimi i tij i parapëlqyer.“Unë pashë bishtin pas vetes dhe më pas, kuptova se trupi i peshkaqenit qe poshtë kajakut tim. Nuk e humba torruan por i dhashë rremave me shpejtësi,” tha Szulc.

Pasi u dha lajmi në breg për praninë e peshkaqenit, plazhi u mbyll përgjatë ditës së diel dhe u rihap sërish vetëm pasi autoritetet u bindën se grabitqari qe larguar./Portalb

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi