Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pema e jetës për japonezët Empty Pema e jetës për japonezët

Sat 5 May 2012 - 1:55
Ata e injorojnë hapësirën dhe mungesa e saj nuk është aspak pengesë për të shprehur pasionin që kanë për natyrën. Ky është vetëm rasti i Japonisë, vendi që jeton në limitin e hapësirave, e që pavarësisht kësaj na shërben modelin më të mirë të kopshtarisë dhe kultivimit të luleve.Kushtëzuar nga mungesa e hapësirës ata zhvillojnë objekte në miniaturë. Kështu bëjnë me lulet, të cilat janë një motiv shumë i përhapur në stilin e jetës së japonezëve.Çdo lule ka një kuptimin dhe çdo bimë përcjell një mesazh. Por, kryesorja në mendësinë e tyre është bonsai, pema e vogël në miniaturë. Aleksandër Asimja, një njohës i mirë i këtyre bimëve na shpjegon.“Është një bimë që vjen nga kultura japoneze, rritet në vazo dhe simbolizon se sa me vështirësi rritet një pemë. Prandaj edhe quhet pema e jetës”, thotë Asimja.


Bonsai është simboli jozyrtar që personifikon japonezët.

“Çdo japonez e kultivon dhe çdo shtëpi duhet ta ketë një bimë, është diçka shumë e afërt për ta që simbolizon jetën dhe rrënjët e forta që ka bima kur rritet dhe i përfaqëson si komb e popull”.
Artin dhe pasionin për të bukurën, japonezët e shndërrojnë në dobi të rrethanave që kushtëzojnë jo vetëm jetën e njerëzve.

“Bonsai mund të bëhëet çdo bimë duke e trajtuar që rrënja të kushtëzohet në vazo të vogël dhe bima rritet sa e lejon vazo dhe merr formën e një peme të vogël në miniaturë”, shpjegoi Asimja.
Në rastin e tyre, asgjë s’është e pamundur. Mjafton ta duash diçka dhe ajo kthehet në vepra të mrekullueshme që as natyra nuk i ka krijuar dot.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi