Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Greqia përballë dilemës Empty Greqia përballë dilemës

Sat 5 May 2012 - 9:13



ë përcarë dhe thellësisht të revoltuar si komb, miliona grekë shkojnë të dielën drejt zgjedhjeve më të rëndësishme të historisë së tyre, qysh prej periudhës se rënies së diktaturës së vitit 1974, në një situatë tepër të madhe pasigurie dhe paqartësie politike.

Dy partitë e mëdha PASOK dhe Demokracia e Re që qeverisin së bashku në 6 muajt e fundit, bënë të gjitha përpjekjet gjatë periudhës së shkurtër të fushatës elektorale, të rifitojnë mbështetesit e tyre duke shtruar dilemën -Vendi duhet të qeveriset, përndryshe shkatërrohet.

“Do të shkojmë drejt fitores, do jemi të parët, drejt aleancës së madhe kombëtare të forcave të aleancës së përgjegjëshme filoeuropiane të reformave përparimtare”, thotë Evangjelos Venizellos, lideri i PASOK.


Por as socialistët që kanë humbur besimin e grekëve pas dy viteve të qeverisjes së tyre dhe as konservatorëve që kryesojnë, nuk duket se sigurojnë shumicën e vendeve në parlament, sipas sondazheve të dy javëve më parë.

Në kulmin e krizës më të madhe ekonomike që ka pllakosur vendin, kur BE dhe FMN i kanë dhënë Greqisë një paketë prej 130 miliard euro në shkëmbim të reformave të thella shtrënguese, grekët votojnë duke protestuar për papunësinë që ka tejkaluar shifrën prej 21%, për reduktimet e pagave dhe pensioneve,për rritjen e kriminalitetit, rënien e nivelit të jetesës. Një pjesë e madhe e tyre mbështesin partitë e majta, që shprehen kundër politikave shtrënguese të imponuara nga Brukseli dhe Berlini.

“Këto masa janë të paefektshme dhe këtë fakt e kanë pohuar edhe vetë përfaqësuesit e trojkës, ata të cilët na i imponuan dhe që i miratuan”, deklaron Fotis Kuvelis, lideri i së Majtës Demokratike.

Nga ana tjetër duke përfituar nga problemi i madh i emigrantëve ilegalë që kanë mbytur qendrat e qyteteve të mëdha, janë rritur përkrahësit e partisë neonaziste “Chrisi Avgji”, e cila për herë të parë në historinë e saj duket se do të futet në parlament.

“Asnjë marrëveshje me forcat e paketës së huasë. Luftë deri në fund. Të rifitojmë atdheun tonë, luftojmë që Greqia t’u përkasë vetëm grekëve”, shprehet Nikos Mihaloliakos, lideri i “Chrisi Avgji”.

Analistët ngrenë duart lart në parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve që duket ende i turbullt duke e cilësuar të dielën si ditën kur ky komb, që ka frikë nga e ardhmja, shkon drejt kutive të votimit duke kërkuar me etje një alternativë, një zgjidhje për fatet e tij, pa i interesuar se cfarë ngjyrimi politik do të ketë.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi