Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Arrestimet në Preshevë, Topi: Skenare shoviniste për terror Empty Arrestimet në Preshevë, Topi: Skenare shoviniste për terror

Sun 6 May 2012 - 1:57
Vatikan, 5 maj 2012, NOA – Arrestimet e pesë shqiptarëve në Luginën e
Preshevës i ka dënuar me vendosmëri edhe Presidenti i Republikës, Bamir
Topi, i cili ndodhet në Vatikan për një vizitë zyrtare, raporton
agjencia e lajmeve NOA.al.

Kreu i Shtetit përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të
Presidencës dënon me vendosmëri arrestimet e fundit të shqiptarëve nga
policia serbe në Luginën e Preshevës dhe rritjen e tensionit etnik atje
në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi.

“Presidenti i Republikës dënon me vendosmëri këto skenare ogurzinj të
forcave ultranacionaliste serbe për të krijuar terror dhe frikë ndaj
popullsisë shqiptare. Këto veprime të paramenduara që shkelin standardet
demokratike dhe personalitetin e palëkundur të popullsisë shqiptare në
Luginën e Preshevës, synojnë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë e
popujve të rajonit tonë”, thuhet në reagimin e Presidentit Topi.

Presidenti i Republikës thekson se, “tashmë në Evropën demokratike asnjë
skenar i forcave ultranacionaliste dhe shoviniste serbe dhe i kujtdo
qoftë nuk mund të trembë shqiptarët, t’i terrorizojë ata dhe t'i largojë
nga të drejtat e tyre legjitime për të jetuar të barabartë e në paqe në
trojet e tyre amtare”, deklaron Kryetari i Shtetit shqiptar.

Më herët këto akte të rëna të Serbisë i kanë dënuar me forcë edhe Qeveria e Shqipërisë dhe Partia Socialiste.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi