- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Arrestimet në Bujanoc, Thaçi: Provokim për të dëbuar shqiptarët
Sun 6 May 2012 - 1:31
Prishtinë, 4 maj 2012, NOA- Qeveria e Kosovës nëpërmjet një deklarate
zyrtare të mbrëmjes së sotme ka dënuar aktin e e arrestimit të
qytetarëve shqiptarë në Komunën e Bujanocit.
“Këto veprime të vazhdueshme të Qeverisë së Serbisë janë edhe një
provokim i rëndë kundër paqes dhe stabilitetit në rajon. Qytetarët
shqiptarë në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë dhe
vazhdojnë të mbesin të atakuar nga presionet e vazhdueshme të Beogradit
zyrtar, përmes proceseve të montuara politike, që kanë për qëllim
dëbimin e qytetarëve shqiptarë nga trojet e tyre dhe krijimin e
pasigurisë së përgjithshme në ato territore të banuara me shqiptarë”,
thuhet në qëndruimin e Qeverisë së Kosovës, raporton noa.al.
Sipas Qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi këto veprime tensionuese në
prag të zgjedhjeve në Serbi cilësohen një dëshmi e qartë se Qeveria e
Serbisë po vazhdon me qasjen e saj antievropiane, që është në dëm të
krijimit të një rajoni të sigurtë, të qetë, dhe mbi të gjitha në dëm të
bashkëpunimit rajonal.
Sakaq Ministria e Jashtme e Shqipërisë shprehu shqetësim për bastisjet
dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të
cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore.
“Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në
Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike,
dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend. MPJ
gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës
paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në
funksion të forcimit të marrëdhëniëve të fqinjësisë së mirë,
bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në
BE”, thuhet në qëndrimin e MPJ.
a.y/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi