Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Bogdanoviq: Edhe një provokim i Prishtinës Empty Bogdanoviq: Edhe një provokim i Prishtinës

Mon 12 Mar 2012 - 11:51
- Pretendimet që serbët e Kosovës që nga 1 qershori duhet patjetër të përdorin targat RKS ose KS dhe dokumentet e Kosovës paraqet një provokim të Prishtinës, ka thënë ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviq, duke thënë se asgjë që ka të bëjë me këtë çështje ende nuk është precizuar.

Sipas Bogdanoviqit targat dhe dokumentet do të jenë temë e negociatave ndërmjet shefit të ekipit të Beogradit, Borko Stefanoviq, dhe ndërmjetësit evropian Robert Cooper gjatë javës tjetër.

"Mirëpo, një numër i konsiderueshëm i serbëve që jetojnë në jug të Ibrit i përdor targat dhe dokumentet e Kosovës për shkak të sigurisë personale. Kjo nuk do të thotë se i njohin, por thjesht janë të detyruar për hir të lëvizjes së lirë. Të gjithëve u është e ditur sesa është më e vështirë situata e sigurisë në këtë zonë sesa në veri", citon QIK-u Bogdanoviqin t’i ketë thënë gazetës "Veçernje novosti".

Bogdanoviq thekson se serbët e veriut të Kosovës askush nuk mund t'i detyrojë të përdorin targat ose dokumentet e institucioneve të Kosovës, të cilat nuk ekzistojnë në zonën e veriut, siç e cilëson kjo gazetë pjesën veriore të Kosovës.

Po ashtu Bogdanoviq ka kritikuar EULEX-in për shkak se në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak ka shpërndarë afishe në të cilat shkruan se qytetarët e Kosovës nga 1 qershori patjetër duhet të kenë KS ose RKS, letërnjoftime kosovare, patentë shoferë dhe leje qarkullimi.


Komente (0)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi