Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arrestime në komunën e Prishtinës Empty Arrestime në komunën e Prishtinës

Wed 4 May 2011 - 15:07
Arrestime në komunën e Prishtinës ARRESTIMET-NE-KOMUNE-0
Policia e Kosovës ka
arrestuar gjashtë zyrtarë të lartë të komunës së Prishtinës. Siç
njoftohet, arsyeja e arrestimit është keqpërdorimi i pozitës zyrtare nga
ana e zyrtarëve komunalë.


Ndërkohë, sipas burimeve policore,
emrat e të arrestuarve janë Ridvan Shahini, drejtor i infrastrukturës,
Ekrem Rexha, shef i prokurorimit, Qazim Bajrami, kryesues i organit
mbikëqyrës, Halil Fejziu, anëtar i organit mbikëqyrës, Hazir Krasniqi,
anëtar i organit mbikëqyrës dhe Refik Sadiku, kryetar i organit
mbikëqyrës.

Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e
Kosovës njofton se, gjashtë të arrestuarit dyshohen të kenë kryer
veprën penale duke keqpërdorur autoritetin e tyre zyrtar.

Si rrjedhojë e ngjarjes, pas marrjes në pyetje nga zyrtarët policorë,
gjashtë të arrestuarit me urdhër të prokurorit, iu është caktuar masa e
ndalimit në 48 orë.

Këto arrestime pasuan akuzat politike të kryetarit të Prishtinës Isa Mustafës kundër Policisë së Kosovës.

Mustafa kishte akuzuar pjesëtarët e policisë se gjatë kontrollit në
objektin e komunës, një grup i hetuesve ishte sjellë në mënyrë brutale.

Pas këtyre deklaratave kishte reaguar Ministria e Punëve të Brendshme, por edhe zyrtarët e policisë së Kosovës.

Ndërkohë, pak ditë më pas, 6 zyrtarët e lartë të komunës që udhëhiqet nga z.Mustafa, tashmë gjenden në paraburgim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi