Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Saliu po tenton të na rrëmbejë fitoren në komunën Shalë Empty Saliu po tenton të na rrëmbejë fitoren në komunën Shalë

Thu 1 Sep 2011 - 13:04
Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë se po tenton të manipulojë zgjedhjet në Shalë edhe pas përsëritjes së procesit.Në këtë komunë, pas përfundimit të numërimit të votave u shpall fitues kandidati i PS-së, me dy vota më shumë se kandidati i PD-së.Deputeti i PS, Taulant Balla, duke iu referuar animimeve në KQZ, u shpreh se përpjekjet për realizimin e manipulimit të fundit po pengon mbylljen e procesit zgjedhor edhe pse po mbushen gati tre muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve.“Berisha nuk heq dorë nga vjedhja e zgjedhjeve. Sali Berisha, partia dhe makineria e tij zgjedhore, po mbajnë pengzgjedhjet lokale, sepse duan të vjedhin edhe mandatin e komunës Shalë në qarkun Shkodër”, tha Balla.Ai theksoi se “Saliu nuk e pranon humbjen dhe po rivendos në veprim skemën e vjedhjes në bashkëpunim të mandatit nga Kolegji dhe KQZ”.“Ashtu siç identifikon raporti i OSBE/ODIHR-it, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor kanë shkatërruar zgjedhjet e 8 majit”, tha Balla.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi