Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shtatorja e Hasan Prishtinës në Tiranë Empty Shtatorja e Hasan Prishtinës në Tiranë

Sat 24 Nov 2012 - 11:32
Shtatorja e Hasan Prishtinës në Tiranë SHTATORJA-HASANI-23_tn_12

Në lulishten pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë u përurua shtatorja e Hasan Prishtines, një prej veprimtarëve shquar të lëvizjes kombëtare.

Të pranishëm ne ceremoni ishin Kryeministri Sali Berisha, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, si edhe Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga.

"Atdhetari Hasan Prishtina ishte udhëheqësi i kryengritjeve shqiptare për clirim kombëtar, ishte njeriu që e bëri platformën politike dhe programin kombëtar, ishte ideologu që bashkoi të gjitha rrymat politike rreth këtij qëllimi, sepse sic thoshte ai, si dje, sot, nesër e përherë atdheu do të jetë gjëja më e shenjtë për ne", tha Jahjaga.

I
100-Vjetori
Obama uron shqiptarët për 100-vjetorin
Koncert për 100-vjetorin
Njerëzit dynden për armët e Skënderbeut
lindur në zonën e Vushtrrise në Kosovë, Hasan Prishtina ka mbrojtur te drejtat e shqiptareve ne Parlamentin Osman ku ka qene deputet, si dhe ka sherbyer gjithashtu si minister i qeverise se Vlores. Ne vitin 1919 ka drejtuar delegacionin e Komitetit "Mbrojtja kombetare e Kosoves" ne Konferencen e Paqes ne Paris.

Kryeministri Berisha e vleresoi ate si arkitektin e Shqiperise etnike.

"Për kryeqytetin e Shqipërisë është një ditë e shënuar, pasi vendoset këtu apo kthehet në kryeqendrën e Shqipërisë arkitekti i Shqipërisë etnike, arkitekti i pavarësisë së Shqipërisë, burri i madh që shkriu jetën e tij për bashkimin e trevave shqiptare, për pavarësinë e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve", tha Berisha.

Shtatorja e Hasan Prishtines eshte veper e skulptorit Artan Peqini. Ka nje lartesi 3.2 metra dhe eshte punuar ne bronx.




Facebook 1

Më shumë nga politika
Berisha: Kisha, rol parësor në identitetin kombëtar
Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e shtunw në konferencën me temë “Roli i Kishës Katolike për Pavarësinë”, ku vlerësoi kontributin e madh që kisha ka dhënë në pavarësinë e vendit dhe në ndriçimin shpirtëror të kombit.
“Gërdeci”, gjyqi ndaj Mediut
Ish-shefi i Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, zëvendësi i tij Agim Lala, ish-gjenerali i Forcave të Bashkuara Shpëtim Spahiu, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adriatik Mema dhe deri tek ish-drejtues të uzinave të demontimit në Poliçan dhe Gramsh, kërkohen si dëshmitarë në proçesin penal ku nën akuzë ndodhet ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Meta uron 100-vjetorin nga Pogradeci
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta uroi 100-vjetorin e Pavarësisë nga qyteti i Pogradecit, duke kujtuar të gjitha figurat e shquara që dhanë kontribut të paçmuar për një Shqipëri të lirë e të pavarur.
Topi: FRD fiton zgjedhjet e 2013-s
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë përurimit të degës së partisë në Shijak, lëshoi akuza të reja të ashpra ndaj kryeministrit Berisha, në të njëjtën kohë që për herë të parë bëri parashikimin ambicioz për “fitimin e zgjedhjeve të 2013-s”.
Spahiu: Jo ndërprerje të mandatit të Ina Ramës
Kreu i Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu i kerkoi Presidentit të Republikës Bujar Nishani të mos ndërpresë përpara afatit ligjor të kohës, mandatin e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama.



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi