Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Nesër zbulohet përmendorja e Hasan Prishtinës Empty Nesër zbulohet përmendorja e Hasan Prishtinës

Sat 13 Oct 2012 - 16:55
Mbrëmë vonë në hapësirën para qendrës tregtare ‘Mavorvasja u përmbyll projekti i vendosjes së përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup i cili edhe zyrtarisht do të shpaloset nesër me një program të posaçëm të paraparë për këtë eveniment. Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se projekti përfundoi me sukses për shkak se lokacioni ku u vendos përmendorja e Hasan Prishtinës është një nga më të frekuentuarat. Ai gjithashtu shtoi se Hasan Prishtina tanimë është në vendin e tij ku edhe kishte luftuar për çlirimin e Shkupit.

“Ashtu siç edhe u planifikua jemi në përfundim, në përmbyllje të këtij projekti kombëtar të vendosjes së figurës së Hasan Prishtinës në këtë lokacion në këtë rrugë e cila është më frekuente në Republikën e Maqedonisë. Mund të them se prej këtij momenti është projekt i përmbyllur me sukses i cili krijon emocione tek unë si kryetar komune po edhe tek të gjithë shqiptarët që e ndjejnë Hasan Prishtinën një lider të natyrshëm, lider i cili Shkupin e ndjen si qytet të vetin, edhe siç përmendet si Shkupi i Hasan Prishtinës”, Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Emocionet që kishin kapluar familjarin Memet Prishtina nuk lejuan që ai të flasë shumë rreth vendosjes së përmendores. Ai uroi gjithë shqiptarët për vendosjen e përmendores.

“Është një gëzim i pa përshkruar për familjen, për gjithë ne që përfundimisht erdhi kjo ditë që po e gëzojmë që Hasan Prishtina po përjetësohet në mes të Shkupit, në mesin e gjithë atyre që i ka dashtë më së shumti dhe sigurisht që e paskan dashtë sepse e pranuan dhe e përqafuan ashtu si ka qenë para 100 vjetësh. Kam emocion dhe nuk di si ta përshkruaj këtë ndjenjë të veçantë, pra urime dhe përhajër na qoftë të gjithëve dhe gjithë shqiptarëve”, tha Memet Prishtina, familjar.

Përmendorja e Hasan Prishtinës e derdhur në bronz dhe me një lartësi prej 3 është vepër e skulptorit Artan Peqini. I gjithë projekti kap vlerën prej 72 mijë euro, ndërsa është donacion i Mehmet Prishtinës, familjar i heroit shqiptar. Një vit më parë shtatorja e Hasan Prishtinës u ngrit edhe në Prishtinë ndërsa në nëntor do të vendoset edhe në Tiranë. Ndryshe sot në organizim të Institutit për trashëgimi kulturore të shqiptarëve është mbajtur edhe konferenca shkencore “Veprimtaria atdhetare te Hasan Prishtinës” ku me referate u paraqitën studiues nga Shkupi, Prishtina e Tirana. Melihate Rustemi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi