Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dy të plagosur në Aeroportin e Prishtinës Empty Dy të plagosur në Aeroportin e Prishtinës

Sun 24 Feb 2013 - 14:36
Dy të plagosur në Aeroportin e Prishtinës Foto31-300x224

Dy persona janë plagosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.
Zyrtarët policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë pranuar informacionin se në parkingun komercial të aeroportit ishin dëgjuar të shtëna me armë të zjarrit.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar dy të dyshuar (me inicialet B.A , viti i lindjes 1982 dhe K.A viti i lindjes 1988).
Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit (një pistoletë) duke shtënë në drejtim të dy viktimave të cilët në atë moment ndodheshin në hapësirën e parkingut komercial të Aeroportit.
Dy të lënduarve u është dhënë ndihma e parë nga mjekët e aeroportit dhe pas këtij tretmani mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare.
Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët e policisë kufitare të Aeroportit kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe lidhur me këtë rast është njoftuar edhe nënstacioni policor i Magurës.
Nga personat e dyshuar tashmë të arrestuar policia ka konfiskuar një armë të zjarrit – pistoletë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria kompetente kurse policia është në proces të grumbullimit të informacioneve rreth motivit të mundshëm të këtij incidenti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi