Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kriza, familja greke prej 6 muajsh fle në aeroportin e Mynihut Empty Kriza, familja greke prej 6 muajsh fle në aeroportin e Mynihut

Mon 3 Dec 2012 - 18:47
Kriza, familja greke prej 6 muajsh fle në aeroportin e Mynihut 115

Flenë nën shtyllat e dritave. Ndërsa ditën e kalojnë duke u shtrirë nëpër karriget e dhomës së pritjes së pasagjerëve. Mbledhin shishe plastike që ata hedhin përtokë, e më pas i shesin për të fituar disa para.

Kështu e ka shtyrë ekzistencën e saj prej mëse gjashtë muajsh, një familje greke, në aeroportin e Mynihut në Gjermani. Gjithçka, me shpresën se do ta gjejë fatin e saj në këtë vend.

Por ndërsa i janë larguar krizës që shpërtheu në Greqi dhe ëndërrojnë Gjermaninë, kanë mbetur aty të ngujuar, duke bërë jetë lypsarësh.

E megjithatë, Athanasios dhe gruaja e tij Albena, pohojnë në një zë: Gjithçka është më e mirë se të kthehemi në shtëpi!

Athanasios, ka treguar sesi ka punuar DJ në Selanik dhe madje folës në radio. Ai gjithashtu zotëronte një klub nate. Pastaj erdhën shkurtimet. Një krizë që e shkatërroi vendin e tij. Dhe ai humbi punën e tij, duke u detyruar më tej të shesë edhe klubin e natës. Duke bërë thjesht shitësin e frutave. Dhe kështu ai arriti të mbajë gruan e tij dhe djalin 15-vjeçar, citon noa.
Por gjashtë muaj më parë, vendosi për të bërë hapin e madh, të shkojë në Gjermani.
Fluturuan drejt Mynihut dhe tani gjenden në aeroport. Pa mundur të bëjnë dot më asnjë hap para, sepse nuk ishte edhe aq e lehtë.

E nuk dihet, edhe sa kohë do t’i duhet kësaj familje të re greke për të siguruar mbijetesën në këtë lloj mënyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi