Shqiptarja e zhdukur prej 3 muajsh: S’dua të kthehem tek prindërit
Tue 6 Jan 2015 - 23:34
- Sipas mikes së 15-vjeçares pavarësisht njoftimit të policisë për vendndodhjen e Kujtesës, sërish gjetja e saj ka zgjatur për disa javë
ZYRIH - 15-vjeçarja shqiptare e zhdukur prej 3 muajsh, gjendet nga Policia e Zyrihut. Adoleshentja Kujtesa ishte shpallur e zhdukur nga familjarët e saj prej 23 shtatorit të këtij viti.
Vajza jetonte bashkë me familjen në Dietlikoni të Zyrihut, ndërsa në muajin nëntor u dyshua se ndodhej në Oltenit
Ditën e djeshme Policia e Zyrihut njoftoi se vajza e humbur është gjetur në mëngjesin e të dielës shëndosh e mirë. Pas indikacioneve të dhëna nga qytetarët, ajo është gjetur në rrugët e qytetit Winterthur në Zyrih.
Lajmi raportohet nga agjencitë zvicerane “20minuten.ch”, të cilat bëjnë me dije se ishte shoqja e saj 23-vjeçare Alma Kuçuçoviç, e cila e dërgoi atë në Winterthur, ku e njoftoi policinë që ta merrte. Pas këtij veprimi, 15-vjeçarja shqiptare fajësoi miken e saj për “tradhtinë”.
Sipas Kuçuçoviç, pavarësisht njoftimit të policisë për vendndodhjen e Kujtesës, sërish gjetja e saj ka zgjatur për disa javë, për shkak se kjo e fundit nuk qëndronte më shumë se dy net në të njëjtin vend, si dhe modelin e flokëve.
"Unë kam qenë në kontakt me Kujtesën përmes mesazheve. E njoftova edhe policinë, por shkuan shumë javë derisa policia arriti ta gjejë atë. Kujtesa kurrë nuk flinte më shumë se dy net në të njëjtat vende. Policia e ka pasur të vështirë ta gjejë atë, pasi ajo ka mundësi të ketë ndërruar shpesh stilin e flokëve. Ajo po shikonte të gjente një banesë të përhershme”, tha Alma Kuçuçoviç.
Kujtesa kishte ikur nga shtëpia për shkak të marrëdhënieve shumë të komplikuara me prindërit e saj. Sipas 23-vjeçares Kuçuçoviç, Kujtesa nuk dëshiron të kthehet te prindërit e saj, por se ajo dëshiron të jetojë në një shtëpi diku tjetër.
Ndërkohë e njëjta gjë raportohet edhe nga agjencitë zvicerane, të cilat bëjnë me dije se Kujtesa nuk pranon të kthehet në familjen e saj.
/Shekulli Online/ J.C./
- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Re: Shqiptarja e zhdukur prej 3 muajsh: S’dua të kthehem tek prindërit
Tue 6 Jan 2015 - 23:37
Ka gjet jaranin zogza ska faj...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi