Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Faza kur fëmijët bëjnë shumë pyetje, si ta menaxhoni atë Empty Faza kur fëmijët bëjnë shumë pyetje, si ta menaxhoni atë

Sun 6 May 2012 - 2:31
Faza kur fëmijët bëjnë shumë pyetje, si ta menaxhoni atë Fase-dei-perch%C3%A9-nei-bambini-quando-inizia-e-come-gestirlaSi të veprojmë për të menaxhuar “pse”-të e fëmijëve dhe kur nis kjo fazë? Kurioziteti i fëmijëve rritet gradualisht, deri sa të arrijë atë fazën e njohur si "fazë e pse-ve", që është kur fëmija fillon të bëjë shumë më tepër pyetje rreth botës që e rrethon.

Fëmijët fillojnë të bisedojnë normalisht rreth tre viteve të para të jetës, por kjo është vetëm rreth 5-6 vitet e para, pas kësaj moshe nis faza e “përse”-ve. Në këtë fazë fëmija është edhe këmbëngulës me pyetje në lidhje me botën rreth tij. Si të veprojmë për të menaxhuar këtë fazë dhe të “mbijetojmë” përfundimisht nga pyetjet e vështira të fëmijëve?

Fëmijët, në fakt, jo vetëm bëjnë pyetje për të mësuar rreth botës së tij, por edhe për të fituar vëmendjen e më të mëdhenjëve. Prandaj gjithmonë është e rekomanduar që të mos jeni indiferent apo i padurueshëm, por të përpiqeni të përgjigjeni me qetësi. Në këtë mënyrë fëmija do të siguroj interesin nga prindërit e saj.

Faza e “përseve” tek fëmijët mund të përfshijë pyetje të vështira apo të turpshme, si ato mbi aktivitetin seksual ose vdekjes. Në çdo rast, edhe kur kemi të bëjmë me pyetje të vështira, këshilla është, përveçse të përgjigjeni në një mënyrë të thjeshtë, është e rëndësishme që të përpiqeni për të siguruar të njëjtën përgjigje për fëmijën i cili, përndryshe, do të jetë konfuzë.

l.xh/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi