Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shokuese, fëmijët bëjnë boks në Tajlandë Empty Shokuese, fëmijët bëjnë boks në Tajlandë

Sat 11 Feb 2012 - 18:45
Shokuese, fëmijët bëjnë boks në Tajlandë Boks-femijetFëmijë të vegjël grushtojnë dhe shkelmojnë njëri-tjetrin për kënaqësinë e turistëve në Tajlandë. Lajmi jepet nga tabloidi britanik ‘The Sun’.

Zbulimi i skandalit është bërë nga regjisori Todd Kellstein, i cili ka parë rreth 300 ndeshje mes 6-vjeçarëve gjatë xhirimeve të filmit të tij ‘Buffalo Girls’.

“Është e tmerrshme. Fëmijë që bëjnë boks për para dhe në fund turistët i japin edhe bakshishe fituesit”, thekson Kellstein.

“Edhe pse janë të vegjël këta fëmijë janë të stërvitur mirë dhe luftojnë pa asnjë masë mbrojtëse. Gjithashtu janë të pamëshirshëm: e godasin kundërshtarin edhe kur ky i fundit ka rënë në tokë pa ndjenja”, shton regjisori.

Këto ndeshje organizohen për të tërhequr turistët drejt bareve ku punojnë prostituta kryesisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi