Doktor Hiçi
Mon 7 May 2012 - 2:28
Emanuela SakoMbrojtja e titujve të lartë shkencorë, që vite më parë ishte një ëndërr dhe një privilegj për këdo që arrinte t’i mbronte, sot është kthyer në një gjë të zakonshme. Universitetet publike dhe private pranojnë çdo vit fluks kandidatësh për mbrojtjen e titullit“doktor”. Janë të shumtë tashmë, ata që mendojnë se nëse vazhdohet me këto ritme do të ketë mjaft probleme. Kërkohet minimalisht që në vitet e ardhme, MASH të ulë kuotat e pranimit për doktoraturat.Për Shezai Rrokajn, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shqipëria ka nevojë për 5 mijë doktorantë dhe asnjë më shumë. Ndërkohë që, fakultetet publike dhe private vazhdojnë të prodhojnë doktorantë. Zëvendësdekani i Fakultetit të Ekonomisë, dr. prof. Fatmir Mema, theksoi se problem nuk është numri i doktorantëve, por cilësia e tyre. Botimet shkencore të publikuara nga kandidatët që ndjekin studimet për doktoraturë, konsiderohen tepër të dobëta dhe pa cilësi. Këta persona në një të ardhme shumë të shpejtë, mund të zënë vendet e specialistëve të vërtetë, qoftë në rangjet akademike, qoftë në kërkimet shkencore apo edhe në mësimdhënie në fakultete të ndryshme.
Pak muaj më parë, Këshilli i Ministrave miratoi kuotat dhe tarifat për doktoraturat në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë. Kështu, janë përcaktuar 1367 kuota pranimi për programet e studimeve të ciklit të tretë të studimeve të doktoratës për vitin akademik 2011 – 2012. Në bazë të këtyre kuotave është bërë edhe shpërndarja për kandidatët nga brenda territorit të vendit, që janë gjithsej 1203, dhe për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit, gjithsej 164.
Prof.Dr.Fatmir Mema:
Pedagodë me grada të pamerituara na janë futur tashmë në klasa
Zëvendësdekani i Fakultetit të Ekonomisë, Fatmir Mema, thotë në këtë intervistë për Shekullin se në shumë universitete ka pedagogë që po japin mësim cilësisht të dobët, të cilët i kanë marrë gradat shkencore lehtësisht dhe pa njohuri të thelluara. Ai shprehet se mbi të gjithë doktorantët duhet të punojnë full-time dhe me gjysmë page. Pra, duhet të japësh mësim, nëse ka nevojë fakulteti duhet të mbajë, në të kundërt të gjejnë punë vetë.
Sa nevojë ka Shqipëria për doktorantë?
Shqipëria ka nevojë për më shumë doktoratura. Por, nga ana tjetër masivizimi ka krijuar probleme të cilësisë. Për mendimin tim, masivizimi bëhet kur vendosen rregulla të forta dhe të plota dhe numri i kuotave përcaktohet pas një studimi që bën MASH për nevojat që ka vendi.
A ka masivizim të doktoraturave?
Aktualisht janë masivizuar shumë në kushte jocilësore, por po të vendoseshin rregulla shumë strikte nuk do të shtrohej kjo pyetje. Mbi të gjitha, doktorantët duhet të jenë full-time studentë dhe me gjysmë page. Pra, duhet të japësh mësim. Nëse ka nevojë fakulteti duhet ta mbajë, në të kundërt duhet të gjejë punë vetë. Ndërkohë që masivizimi i doktoraturave është i dyshimtë në universitetet private dhe publike dhe sjell ulje të cilësisë.
Si duhet shmangur masivizimi i titujve shkencorë?
Për mendimin tim, një universitet mund ta aplikojë masterin kur ka nxjerrë 3 breza bachelor dhe 4 breza master. Dhe më pas të fillojë të nxjerrë doktoraturën. Një universiteti mund t’i jepet leja për këtë të fundit kur ka 10 vjet studime universitare.
A ka konkurrencë të pandershme në këtë pikë?
Jashtëzakonisht shumë. Kjo pasqyrohet në cilësinë e dobët të artikujve dhe botimeve shkencore, që thjesht bëhen sa për reklamë. Në shumë universitete ka pedagogë që po japin mësim cilësisht të dobët, të cilët i kanë marrë gradat shkencore lehtësisht dhe pa njohuri të thelluara.Prof.Dr.Shezai Rrokaj:
5 mijë doktorantë, jo më shumë! Masivizimi do sjellë rritjen e tarifave
Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj, propozon që në vitet në vazhdim Ministria e Arsimit duhet të bëjë reduktimin e kuotave dhe të rrisë tarifat e studimit për doktoraturat.
Prof.Rrokaj, a mendoni se ka një masivizim të doktoraturave?
Mendoj që tani e në vitet në vazhdim nuk kemi më nevojë për kaq shumë tituj. Prandaj them se duhet të ketë reduktim të kuotave të doktoraturave. Deri tani kishim nevojë, sepse u krijua një boshllëk gjatë katër viteve që u ndërprenë doktoraturat, të cilat prej tre vjetësh janë rihapur.
Po në anën më të keqe, çfarë mund të sjellë?
Masivizimi në anën më të keqe sjell atë që, duke pasur shumë, lipset të rriten edhe tarifat e shkollimit. Duhet menduar për tarifa të reja, më të larta se sa ato aktuale.
Sa nevoja ka Shqipëria për doktoratura?
Në përmasat e Shqipërisë, nevojat janë për 5 mijë doktoratura (pedagogë, akademikë etj). Këto tre vitet e fundit fakulteti është munduar ta kompensojë numrin e tyre në lidhjet me nevojat. Tani e tutje duhet të ulet numri i doktoraturave.
Ndikon në rënien e cilësisë masivizimi?
Sot për sot ka një balancim me nevojat e tregut të punës, por nëse vazhdon ky trend, do të ketë disbalancim në vendet e punës. Mund të themi se deri tani ky mjasivizim nuk ka ndikuar, por nëse vazhdohet me këto kuota të larta mund të krijojë evazion doktoraturash dhe mungesë tregu.
Cilët studentë bëjnë aktualisht MASTER
Të gjithë ata që plotësojnë ciklin 5- vjeçar, përfshirë masterin shkencor dhe profesional, po kryejnë plotësimin e sistemit universitar. Këta kanë të drejtë të ndjekin doktoraturën, ndërsa nuk ka më master të sistemit 4-vjeçar të nivelit të dytë. Të gjithë studentët që kanë përfunduar sistemin 4-vjeçar kanë të drejtë të ndjekin direkt studimin e doktoraturës, duke pasur parasysh kriteret që kërkohen. Ndërsa, masterin mund ta ndjekin për të rikualifikuar njohuritë e tyre. Por kur pranohen në doktoraturë, të dy ciklet ndjekin 1 vit teori dhe 2 vjet kërkim shkencor.
Rozana Rushiti:
Pedagogia e re: Nuk gjeta punë menjëherë, por në vitet e pritjes studiova sërish
Doc.dr. Rozana Rushiti, pedagoge pranë Fakulteti të Historisë dhe Filologjisë, shpjegon në këtë intervistë për Shekullin se si e ka mbrojtur titullin dhe si është gjendur përballë tregut të punës.
Në cilën periudhë e keni përfunduar, doktoraturën?
Doktoratën sapo e kam përfunduar, mbrojtja u bë në fillim të prillit.
Cilat janë hapat që ndoqët deri në mbrojtjen e titullit dhe sa kohë ju është dashur që të ndiqnit këto hapa?
Së pari, pas studimeve 4-vjeçare ndoqa studimet ‘master’ (SHPU-ja e dikurshme), më pas doktoraturën. Për marrjen e kësaj grade, krahas tezës, duhej të plotësoja edhe disa kritere, ku përfshiheshin pjesëmarrja në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe disa botime, artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjithsej për mbrojtjen e doktoratës m’u desh një periudhë 4-vjeçare. Në 2009, me ndryshimet që iu bënë ligjit ‘Për Arsimin e Lartë’, vendimit për ndarjen e klasifikimin e pagave dhe titujve akademikë, kërkova sipas kritereve të përcaktuara të merrja titullin ‘docent’, për të cilin gjithashtu ndoqa hapat e kërkuara.
A patët vështirësi në gjetjen e punës?
Kur mbarova studimet, tregu i punës nuk të ofronte shumë mundësi, pasi diploma ime të drejtonte drejt mësimdhënies në fakultet dhe si punonjëse kërkimore në Institutin e Gjuhësisë. E pata të vështirë që të përfshihesha direkt. M’u deshën disa vite, por ato nuk i humba kot duke pritur. Bëra studime më të thelluara në fushë të gjuhësisë e të gramatikës në veçanti. Në vitin 2005 konkurova dhe munda të hyja si pedagoge e brendshme në Departamentin e Gjuhës Shqipe, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë.
Si e shihni çështjen e doktoraturave sot, a ka masivizim?
Po. Ka masivizim, që çon sigurisht edhe në ulje të cilësisë. Por duhet thënë se problemi nuk është numri, pasi çdo student ka të drejtë të shkollohet e të vazhdojë studimet më tej për ‘master’ a ‘doktoraturë’. Problemi lind se jo të gjitha fakultetet mund t’i ofrojnë realisht këto studime.
Cila mund të ishte zgjidhja më e mirë për të ruajtur cilësinë?
Duhet që institucionet, konkretisht fakultetet, të kenë kapacitetet e nevojshme pedagogjike, shkencore, që t’i krijojnë mundësi doktorantëve për marrjen e merituar të kësaj grade.
Kur në vend të trurit punon paraja
Skandali i Universitetit të Tetovës
Deri në 7 mijë euro paguhej për një diplomë të Universitetit të Tetovës në Maqedoni, pa u prezantuar kurrë në auditoret e tij. Biznesmenë maqedonas e shqiptarë u zbuluan se kishin blerë diploma të tilla e madje edhe një deputet i legjislaturës së mëparshme të Kuvendit të Shqipërisë, aktualisht politikan aktiv në Tiranë. Sipas hetuesve maqedonas nga viti 2003 deri në vitin 2008 iu janë shitur shtetasve nga Shqipëria rreth 60 diploma të tilla me vulën e Universitetit të Tetovës.
Skandali i Universitetit të Elbasanit
Në 2008 Drejtoria e Policisë së Elbasanit bëri publike se nisi një proces verifikimi për rreth 125 diploma të firmosura nga Universiteti i Elbasanit. Për diplomat paguheshin shuma nga 5 mijë deri në 8 mijë euro në dorë. Sipas hetuesve së paku 57 persona të pajisur me diploma të tilla ishin në pozicione të ndryshme të administratës shtetërore, në Elbasan, Shkodër, Durrës dhe Kukës. Disa prej personave që u hetuan në këtë proces, ishin emëruar deri edhe drejtorë shkollash
Skandali i freskët i Renzo Bossit
Renzo Bossi, djali i Umberto Bossit, themeluesi i Lega Nord në Itali, i vënë nën hetim për vjedhje dhe shpërdorim taksash, rezulton të ketë marrë një diplomë false në Tiranë në një universitet privat, brenda një viti dhe pa u prezantuar asnjëherë në shkollë. Renzo, që në Itali njihet me nofkën “Trofta”, ka mundur të mbarojë gjimnazin vetëm në moshën 21 vjeçare. Diploma e tij shqiptare u gjend në kasafortën e partisë së të atit në një dosje me emrin “Familja”
Skandali i badigardit të politikanes
Pierangelo Moscagiuro (njohur ndryshe si Pier Mosca), rezulton gjithashtu me një diplomë të lëshuar nga një universitet privat i Tiranës. Personi në fjalë është i përfolur në Itali për lidhje me senatoren e Lega Nord, Rosy Mauro. Pier Mosca është një badigard dhe mik i ngushtë me Renzo Bossin, djalin e Umberto Bossit. Vetë senatorja në fjalë, e ka mohuar të ketë lidhje me truprojen e saj, duke thënë se ai është thjesht kreu i eskortës.
FOTO LAJM
Në foto, kryeministri Sali Berisha, gjatë një ceremonie të Shpërndarjes së Diplomave në Universitetn Politeknik i Tiranës. Kreu i qeverisë dhe kreu i opozitës janë përplasur disa herë në distancë për çështjen e diplomave dhe gradave shkencore të universiteteve private. Berisha ka theksuar disa herë që mbështet universitetet private dhe i ka kërkuar universiteteve publike të përfshijnë në skema bashkëpunimi privatët. Kurse Rama shprehet se pas reformës së vitit 2005 (që ka liberalizuar sistemin arsimor), janë hapur universitete private, shumë prej të cilave janë fabrika diplomash me pagesë. Rama ka qenë këto ditë në Firence ku në një takim me studentë shqiptarë të atjeshëm ka komentuar edhe rastin e Renzo Bossit shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi