DOKTOR SHUSTER @ TEATRI KOMBETAR
Fri 23 Mar 2012 - 18:21
Regjisori Spiro DUNI vjen në Teatrin Kombëtar,këtë herë me komedinë “Doktor Shuster” të autorit serb Dushan KOVACEVIC. Është një bashkëprodhim i kompanisë private të Teatrit “Po” që Spiro DUNI drejton, me Teatrin Kombëtar. "Doktor Shusteri" është një model njerëzor në njësituatë të përmbysur vlerash në postkomunizëm.
Vepra “ Doktor Shuster ” është një satirë e fortë kundër nëpërkëmbjes së personalitetit njerëzor, një indinjatë në emër të mbrojtjes së jetës. Në gjëndje komiciteti dhe me një ironi therëse, mbahen shumë situata dhe karaktere.
Vepra që cilësohet ndryshe si komedi e trishtuar, është shkruar në vitin 2001. E ka sjellë në shqip Timo FLLOKO.
DUNI ka angazhuar aktorët,Robert NDRENIKA, Flaura KURETA, Artan IMAMI, Olta GIXHARI, Ermir SINA dhe Mateos FRROKU. Skenografia është punuar nga Sabri BASHA, dhe kostumet nga Elia ZAHARIA.
" Janë të shumtë admiruesit e punës së aktorit te madh Robert NDRENIKA që presin ta shohin në skenë. Bëhen rreth 4 vite që ai mungon dhe siç është shprehur së fundi në një intervistë “është periudha më e gjatë që nuk jam ngjitur në skenë qysh prej fillimit të karrierës. Por nuk më ka shkuar ndërmend të shkëputem prej saj ende”.
Premiera do të shfaqet më 22 Mars ora 19:00.
Ju mirëpresim !

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi