Rezarta Shkurta: Blendi Fevziu po bën para me emrin e Enver Hoxhës
Mon 7 May 2012 - 2:57
Ka shkaktuar jo pak zhurmë publikimi i do kumenteve dhe pamjeve të panjohura nga jeta e ish-liderit komunist, Enver Hoxha. Pas premierës në kinema, dokumentari i realizuar nga gazetari Blendi Fevziu u shfaq për publikun e gjerë të enjten mbrëma në emisionin “Opinion”.
Dhe me transmetimin e tij filloi edhe loja e statuseve, shumë prej të cilëve i dedikoheshin ‘tiranisë’ së Enver Hoxhës, internimeve, pushkatimeve etj. Një prej personazheve publike që i kishte kushtuar një status ish-liderit komunist Hoxha, ishte edhe prezantuesja Albana Osmani. “Të ligjtë harrohen shpejt…! Kështu dhe ti xhaxhi Enver. Duke ndjekur dokumentarin e Blendit Fevziut. Tronditës”, shkroi në profilin e saj moderatorja e “Big Brother Fan Club”.
Ajo që na bëri më shumë përshtypje nuk ishte ekzaktësisht statusi, por fakti që në të u përfshi një tjetër personazh VIP. Rezarta Shkurta, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare komentoi në këtë status. “Ky status është shumë kontradiktor, atëherë meqë paska qenë i keq dhe të këqinjtë harrohen, pse Blendi gjithashtu dhe ti po e permend. Mos duhet te te kujtoj qe jemi ne 2012. Blendi si shume vogelushe, po fiton bukën e gojës. Sa keq kur një artiste si ty, përfshihet në politikë, kur ke mundësi të shkruash gjëra të tjera. Më falni për ndërhyrjen, vazhdoni aty ku e kishit lënë, unë kaq kisha”, – shkroi Rezarta Shkurta. Më pas prezantuesja Osmani iu përgjigj duke i thënë se asgjë nuk mund t’ia veniste asaj kujtimin e gjyshes së sëmurë dhe familjes së internuar. “Nuk e kam personale me ty”, – i thotë Albana, Rezit, prej të cilës vjen pas pak një tjetër përgjigje. “Nuk e mora aspak personale, nuk kam pse, por thjesht më bëri përshtypje kontradikta tek statusi yt. Nje i harruar nuk permendet. Me vjen keq per historine tende personale, por në çdo politikë do të ketë kundërshtarë e njerëz të pakënaqur. Edhe sot ka shumë të burgosur si pasojë e veprimeve që kanë bërë, atëherë të presim të njëjtin dokumentar dhe të njëjtën fjali nga nipërit e tyre për Saliun. Kjo bisedë nuk ka fund, kështu që nuk po e vazhdoj”, – përfundoi këngëtarja. Rezarta Shkurta është nuse në familjen Hoxha dhe nuk e dimë në kjo simpati për ish-liderin komunist vjen si pasojë e martesës me Ermal Hoxhën, apo ka ndonjë prapaskenë tjetër.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi