“Martohen” pas 20 vitesh Mihrija dhe Naimi
Mon 7 May 2012 - 14:28
TIRANË- Çifti i suksesshëm i skenës kosovare, Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë vendosur të rikujtojnë edhe një herë çastin kur i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Dhe këtë e kanë bërë përmes një seti fotografik, ku të dy janë veshur me kostumet përkatëse, Mihrija me fustanin e nuses dhe Naimi me kostumin e dhëndrit.
Edhe sot pas 20 vitesh dashuria e tyre vijon të mbetet si ditën e parë dhe kjo është parë në çdo dalje publike që kanë bërë. Në një intervistë të dhënë para disa kohësh për suplementin “Bluetooth”, Mihrija është shprehur: Dasma jonë, në një kohë shumë të vështirë në Kosovë, ka qenë shumë e veçantë dhe ndër dasmat e rralla ku për befasi kemi kënduar edhe unë e Naimi, kuptohet në një çast të kulmit të dasmës, pastaj vello dhe gjëra të tjera të blera në Amerikë, etj. Fryt i dashurisë së tyre është edhe djali, Platori.
(el.me/Bluetooth/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi