Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mihrija së shpejti me një këngë të re Empty Mihrija së shpejti me një këngë të re

Tue 28 Jun 2011 - 21:10
Përveç angazhimeve dhe ndihmës që është duke i ofruar bashkëshortit të saj në spaktaklin të përjavshëm “Odeon” këngëtarja Mihrije Braha ka bërë të ditur për “Infopress” se tashmë ka përfunduar edhe këngën më të re. “Kam përfunduar incizimin e këngës së re dhe shpresoj që gjatë këtyre ditëve këngën ta shoqëroj edhe me klip. Këngën e ka kompozuar edhe orkestruar Jeton Berisha, ndërsa klipin do ta realizoj në Kosovë me produksionin “Maximus”, por për shkak të angazhimeve të shumta nuk kam mundur ta përfundoj këngën më herët. Shpresoj që brenda këtyre dhjetë ditëve të lansohet në treg”, ka theksuar Mihrija. Sa i përket pushimit këngëtarja ka bërë me dije se nuk do të pushojë vetëm në një vend, por do të ‘lundrojë’ nëpër bregdete të ndryshme, duke filluar nga Shqipëria e Ulqini e të përfundojë në Antalia. “Sa u përket pushimeve, për disa ditë do të shkojmë në Shqipëri bashkë me miqtë tanë që vijnë nga Evropa. E kemi lënë qĽ të bashkohemi dhe të kalojmë disa ditë atje. Ndërsa më 24 gusht do të udhëtojmë në Antalia,jo vetëm për të pushuar, por kemi edhe një turne. Do të kalojmë dy javë për turistët shqiptarë dhe të huaj atje”, ka thënë Mihrije Braha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi