Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

S’e kam harruar Domenikën, së shpejti këngë për ndarjen dhe intrigën e saj Empty S’e kam harruar Domenikën, së shpejti këngë për ndarjen dhe intrigën e saj

Thu 14 Oct 2010 - 19:19
Për Seldin çdo e keqe ka një të mirë, pasi pas zhurmës mediatike, atij nuk i munguan ftesat për koncerte jashtë vendit. E tashmë që stina e verës ka përfunduar ai është kthyer në shtëpinë e tij në Tiranë dhe vendos të bëjë një jetë ndryshe larg syve të njerëzve. Kjo edhe për një arsye tjetër, pasi tani kohën e kalon vetëm në studio.

Po përgatitet për të goditur në tregun muzikor me një hit, ku fabula e këngës do të bazohet në zhurmën mediatike pas deklaratës së Domenikës në media. Seldi Qalliu, ish banori i BB3, hyri në lojë i njohur më parë si këngëtar, pasionin e tij të vërtetë. Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, ai tregon planet për të dominuar në muzikë, si i ka kaluar ditët e ndarjes me Domin, përjetimet gjatë zhurmës mediatike, në qendër të cilave ishte ai dhe miku i tij Sinan Hoxha dhe planet për të nisur një jetë krejtësisht të re pas gjithë asaj që ndodhi.

Pas përfoljes në media dhe klipit “Ekstazy”, me çfarë je duke u marrë Seldi?

Për momentin e kaloj kohën më të madhe në studio duke punuar për këngën e rradhës, që normalisht do të shoqërohet me një videoklip. Nuk dua të flas me detaje, pasi është akoma në fazën e projektit, por ajo që mund të them është se do të jetë vërtet një hit.

Çfarë fabule ke menduar, do të ketë lidhje me zhurmën mediatike, mund të jetë një këngë autobiografike?

Po, jam duke punuar për një këngë ku të flitet për gjithçka që ndodhi, dhe që u lakua aq gjatë në faqet e gazetave. Jam duke punuar për një këngë të fuqishme dhe të vërtetë dhe për këtë më duhet të studioj disa variante. E kam punuar tre herë deri tani, thjesht për faktin se kësaj here dua të jap një kolpo të madhe me muzikën time.

Meqenëse protagonist i gjithë kësaj zhurme u bë dhe Sinan Hoxha, a mund të ishte ky një rast që ju të shfaqeshit në duet?

Jo nuk besoj, për faktin se nuk na bashkon asgjë nga mënyra e të kënduarit. I përkasim rrymave të ndryshme muzikore.

Pse nuk more pjesë në festivalin “Kënga magjike”, meqenëse ke konkurruar fillimisht atje?

Po, e vërtetë që kam konkurruar në “Kënga Magjike” me këngën “Unë dhe ti”, dhe kam ngelur i kënaqur pasi është festival ku të bëhet shumë publicitet dhe ia vlen të marrësh pjesë. Por nuk kam qenë në Shqipëri këto kohë dhe s’isha gati për të përgatitur një këngë për këtë festival.

Arsyeja e udhëtimit jashtë kanë qenë koncertet apo pushimet?

Thonë që pas një të keqe vjen një e mirë. Dhe pas zhurmës që u krijua në media unë kam marrë shumë ftesa për koncerte jashtë, që më kanë ndihmuar të humb mendjen dhe të harroj për pak kohë atë që ndodhi.

Tani që ka ndodhur kjo, si mendon se të shohin njerëzit? Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde dhe në ekzistencën tënde si Seldi, pas gjithë atyre komenteve që u bënë në lidhje me orientimin tënd seksual?

Problemi është që shumë persona mund të dalin dhe të flasin për tjetrin nisur nga inatet që mund të kenë në lidhje me të, por e rëndësishme është të tregosh veten se kush je në të vërtetë. Mua më njohin se kush jam, e kam prezantuar veten tre muaj të qëndrimit tim në “Big Brother”, dhe besoj se njerëzit kanë ngelur me shijen e BB-së. Me pak fjalë them se pavarësisht se u përfola shumë, publiku më njeh se kush jam nga A-ja në Zh.

Si i përjetove ato ditë, a ndodhi të bije në dëshpërim dhe të ndieje nevojën të largoheshe nga Shqipëria?

Për momentin harroja që diskutohej për mua dhe që unë isha ojekti i bisedës. Kur e mendon një e keqe pa u bërë, është shumë e rëndë, por kur të vjen afër hapi derën. Ndaj kur më ndodhi përpiqesha ta kaloja duke qeshur se në fund të fundit ishin budallallëqe. Pastaj në momente të caktuara kur kujtohesha që isha unë Seldi, bija dhe në dëshpërim.

Dhe si e kalove atë gjendje?

Gjëja më e mirë ishte që ndodhi në sezonin e verës, dhe po bëhesha gati të ikja në Gjermani. Në momentin që u ktheva, zhurma ishte zbehur dhe nuk përmendej si më parë. Ditët e para ishin të vështira për mua, megjithatë njerëzit nuk pyesin më çfarë ke bërë, por çfarë po bën. Dhe më duhet të bëj këngë sa më të bukura, është qëllimi im kryesor.

Gjatë kësaj periudhe ke pasur njohje të reja? Pas asaj që ndodhi ndjen që vajzat të afrohen apo të largohen?

Normalisht kam pasur variacione nga më të ndryshmet, më shumë në lidhje me punën, dhe jo shumë me argëtimin e pub-et pasi tashmë dal rrallë. Por për t’u treguar i sinqertë tani vajzat më afrohen më shumë, mendoj se tashmë është shtuar më shumë kurioziteti për mua.

Kuriozitet për çfarë, për të ditur më shumë rreth teje, apo për të pasur diçka me ty?

Jo mendoj se ato shfaqin më tepër kuriozitet të më njohin dhe të më provojnë mua.

Do të veçoje ndonjë njohje speciale me ndonjërën prej tyre?

Po në fakt vera ka qenë tepër e mbushur me njohje të tilla, sidomos me flirte dhe në fakt ka qenë diçka e bukur për mua. Por nuk do të veçoja ndonjë lidhje serioze, sepse sa kam dalë nga diçka serioze që nuk më la shije të mirë. Kështu që pas kësaj tani më duhet të mendohem dy herë për të krijuar një lidhje tjetër të vërtetë.

Kur thua lidhje serioze e ke fjalën për lidhjen me Domenikën? E keni harruar si person, e kujtoni ndonjëherë?

Jo, absolutisht nuk e kam harruar. S’do tregohesha i sinqertë të thoja që e kam harruar, pasi kam ndenjur gjashtë muaj me të dhe e kam dashur. Pavarësisht gjithçkaje që ndodhi mes nesh, dhe çfarë ajo bëri kundër meje, unë them se nuk e kam harruar.

Dhe tani që konflikti është ftohur disi, ke arritur ta kuptosh se pse ajo e bëri?

Mendoj se thjesht s’e ka menduar dy herë, pra është nxituar. Ndodh mes çifteve që në momentin që ndahen flasin keq për njëri-tjetrin, por në rastin konkret u bë publike për faktin se ne ishim dy persona publikë. Por në çdo rast ndarjeje fjalët pas krahëve nuk mungojnë, edhe ne nuk bëmë përjashtim.

Je në dijeni se si vazhdon jeta e Domit në Itali? Je interesuar për të?

Jo, nuk di gjë. Realisht nuk është se jam interesuar, por ne kemi miqësi të përbashkëta dhe në biseda ndodh që flitet dhe për Domin. Por në gjithsesi i uroj gjithë të mirat nga ana ime!

Nëse rastësia do ju përballë, si e parashikon një takim me të pas gjithë kësaj?

Faktikisht këtë pjesë nuk e kisha menduar, por nuk e di si mund ta përjetoj, nuk e di si do më ndodhë, dhe si do reagojmë… Dhe nuk e marr dot me mend.

Në media ke pohuar se shkak për ndarjen nga Domenika ishte se ajo abortoi fëmijën tënd. Vazhdon ta kesh ende dëshirë për t’u bërë baba sa më shpejt?

E kam dhe më shumë se ç’e mendoja. Por vajzës me të cilën do bie në dashuri do ia kërkoja në momentin që do ishim të sigurt vërtet. Dua të mësoj nga gabimet e të shkuarës dhe s’dua që gabimet të përsëriten në jetën time.

Ndërsa ka filluar sezoni i ri televiziv, ke marrë ndonjë ofertë që ia vlen vërtet?

Po, kam marrë një ofertë nga një producent italian për të marrë pjesë në një audicion muzikor atje. Shumë shpejt do udhëtoj drejt Italisë për t’u përballur me këtë projekt, më duket ide e mirë dhe shpresoj të bëhem pjesë e atij programi.

Si ndihesh në tregun muzikor shqiptar, përpiqesh të bëhesh pjesë e ndonjë klani të caktuar?

Më duket sikur kam gjithë jetën në muzikë, pasi studimet ia kam kushtuar muzikës fillimisht me studimet në Liceun Artistik dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura. Por eksperienca ime me muzikën komerciale filloi në vitin 2006 ku mora pjesë për herë të parë në “Kënga Magjike”. Tani ndihem pjesë e tregut muzikor, por jo pjesë e ndonjë klani të caktuar, pasi më pëlqen të jem i vetëm në këtë rrugë dhe të mos jem klan i askujt. Por nuk mund ta fsheh që në këto vite në skenë kam kaluar shumë strese dhe shumë momente të vështira. Kam vuajtur për të arritur këtu ku jam, dhe me bindje e them që është një rrugë shumë e vështirë për këdo. Kam sakrifikuar shumë dhe po sakrifikoj vetëm për muzikën pasi jam shumë i fiksuar pas saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi