Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Redon Makashi sjell klipet e reja: Rikthehen "Tre Mosketierët", pse e urrej tallavanë

prej Tue 8 May 2012 - 2:20
Redon Makashi sjell klipet e reja: Rikthehen "Tre Mosketierët", pse e urrej tallavanë Redon-makashi-noaRedon Makashi pohon se ndonëse kishte gati prej kohësh këngë dhe klipe të reja, iu desh të priste gjatë që t’i linçonte, duke pasur frikë se ato do të digjeshin për shkak të bumit të tallavave që kishin pushtuar tregun muzikor, lokalet ku këndohet live dhe televizionet muzikore. Kurse për herë të parë në një intervistë, në rrëfimin sot për NOA.al pranon se në kompeticionet artistike ai dhe grupi i tyre me Aleksandër Gjokën dhe Elton Dedën janë ndeshur me bërryla edhe nga vetë miqtë e tyre

Tiranë, NOA.al/Lorena Xhezairi - Bën pjesë tek këngëtarët që nuk ka pranuar të bëjnë kompromis me artin e tyre. Për 20 vite rresht, u është ruajtur eksperimenteve me muzikë komerciale dhe i ka qëndruar larg turbofolkut dhe tallavasë. Redon Makashi thotë se kjo ka qenë një zgjedhje e vetëdijshme, që vërtetë mund t'i ketë kushtuar tek të ardhurat, por ai ka arritur të ruajë llojin e muzikës që ai pëlqen. Në një intervistë ekskluzive dhënë për agjencia e lajmeve NOA.al, Redon Makashi flet për projektet e tij muzikore, por edhe nivelin artistik të këngëve sot.
Duke bërë një vlerësim për rrymat komerciale dhe muzikën turbofolk, Redon Makashi thotë se njerëzit dhe kryesisht të rinjtë, po i largohen tashmë kësaj faze të muzikës, duke preferuar më shumë muzikën rrok dhe rryma të tjera moderne.
Por sipas Redonit, nëse një lloj muzikë jo shumë cilësore dëgjohet në masë, ky nuk është vetëm faji i artistëve, por dhe i medias. Në këtë pikë, ai shton se televizionet muzikore janë ato që e kanë edukuar publikun gjatë këtyre viteve, duke i sjellë dhe muzikë që nuk ka qenë gjithmonë në nivelet e kërkuara.
Pas marrjes së çmimit në Këngën Magjike dhe hedhjes në treg të albumit të ri, Redon Makashi ka ende surpriza në jetën artistike. Shumë shpejt pritet të dalin dhe dy videoklipe të tjera të këngëtarit. Ndërsa publiku pritet të shohë dhe një herë në skenë treshen e njohur të këngëtarëve, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka Elton Dedën. Një koncert që pritet të sjellë edhe një herë për publikun këngët më të bukur të tre artistëve.
Ndiqni më poshtë intervistën e plotë të zbardhur, që Redon Makashi i dha gazetares Lorena Xhezairi për Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA.al

Redon, çfarë mendoni kur shihni që një këngë e dobët artistikisht pëlqehet në masë nga publiku. Duhet të ndryshojë shijen publiku, apo ju duhet të bëni këngë që t’i afrohen shijeve që pëlqehen sot?
Unë personalisht nuk bëj kurrë një muzikë që të dal jashtë natyrës time. Mund të sjellë të ardhura kjo lloj muzike, por unë dua të ndjehem mirë nga ajo muzikë që unë bëj. Dua që muzika ime t’i rezistojë kohës. Ndaj nuk e bëj dot këtë lloj kompromisi me veten time. Përsa i përket pëlqimit në masë edhe këtu ndikon media. Duke e dëgjuar përditë atë lloj muzike, normal që të futet në gjak. Duke e dhënë televizionet apo radiot, e pra duke e lartësuar një rrymë të tillë, apo një pseudo këngëtar, normal që edhe njerëzit atë muzikë do të pëlqejnë sepse ajo u imponohet nga media. Dhe kështu sheh sesi befas, një këngë pa nivel lartësohet, korr para, fiton audiencë. Por në fakt kjo nuk zgjat shumë, humbet shpejt. Mendoj se është punë biznesi.
Sigurisht që konstatohet ajo që ju sapo përmendët, se tregu shqiptar po dominohet nga muzika tallava, turbofolk, etj. A mendoni se kjo lloj muzike që vlerësohet se po e “degradon” tregun muzikor, vazhdon të jetë e kërkuar apo audienca e saj po zbehet?
Kam përshtypjen që tregu ka qenë për një periudhë i dominuar nga tallavaja dhe turbofolk. Por rinia tani po e kthen vëmendjen tek muzika e mirë. Nuk është më një periudhë dominuese për atë lloj muzike. Unë e shoh këtë ndryshim tek grupet e rokut. Nëpër clube nuk preferohet nga rinia më kjo lloj muzike. Një pjesë e mirë e rinisë kanë filluar ta përzgjedhin muzikën e mirë. Por duhet të theksoj, televizionet, kryesisht ato muzikore kanë luajtur një rol dominues tek futja e këtyre lloj rrymash. Sepse njerëzve çfarë t’u servirësh atë do të dëgjojnë. Kjo gjë arriti kulmin kur u përfshi dhe Televizioni Publik Shqiptar në këtë lloj manie. Unë personalisht kam pasur gati albume dhe këngë, por nuk u futa tek ky treg se e dija që do të digjesha. Prita momentin e duhur për të lançuar muzikën që unë bëj. Mendoj se ky është moment i duhur, duke parë festivalet që po e rrisin nivelin dhe po i përjashtojnë këto rryma. Mendoj që janë shkallë në të cilat ne duhet të ecim. Në vitet '90 muzika ishte më e mirë, por pastaj nisi tallavaja, etj., që na shkatërruan muzikën. Po të bësh një krahasim me ato vite mund të them se ne atëherë kemi qenë mirë. Megjithatë e shoh këtë lloj muzike për të cilën më pyesni, si diçka kalimtare. Tani u shkel dhe kjo periudhë, u provua dhe, iku. Kam përshtypjen se po ecim në hapa të mbarë. Kjo rrymë po eliminohet, pra po pastrohet tregu.
Pasi keni marrë çmimin e parë, cili është synimi juaj në karrierë përsa u përket trofeve të tjerë në festivalet ku merrni pjesë?
Ishte çmimi i parë, ishte dalja e albumit dhe videoklipi. Ishte një lloj stadi ku unë kisha vendosur të dilja me diçka të mirë. U ndjeva mirë, sepse ishte një këngë e bukur që merrte pjesë në një garë të mirë dhe unë u vlerësove me një trofe. Ndoshta ky trofe ishte shumë i vonuar për mua, por gjithsesi edhe për çunat e grupit ishte një surprizë e paparashikuar. Gjithmonë, kur kemi hyrë në kompeticione kemi pasur bërryla edhe nga miqtë tanë. Vlerësoj, që në atë kompeticion u vlerësova nga vet artistët. Aty ishin dhe një pjesë e këngëtarëve që kanë marrë pjesë në kompeticione europiane, siç është Eurovizioni. Këtë radhë kishte këngëtarë me emër, të cilët dhanë pikë, pa nënvleftësuar që më dhanë pikë dhe këngëtarë e rinj. Dyshemeja e Këngës Magjike dhe Ardit Gjebrea ishte ai që mua më dhanë një çmim. Ai dhe Kënga Magjike më nxitën që të merrja pjesë në të, sepse nuk kisha ndërmend të shkoja.
Cilat janë projektet tuaja më të afërta. A do ta shohim me një klip të ri Redonin?
Albumi i ri ka dal në treg dhe titullohet “Botën time”. Jam duke punuar për dy videoklipe të tjera, kam në plan dhe një koncert me grupin tim, të cilin do ta realizojmë rreth muajve shtator ose tetor. Do të zhvillohet dhe një koncert me treshen e dikurshme., “Tre mosketierët”. Në vazhdimësi sakaq ka aktivitete çdo fundjavë, jashtë dhe brenda Shqipërisë, por kjo është puna jonë, puna që ne bëjmë. Bashkë me mikun tim Aleksandër Gjokën jemi të ftuar çdo fundjavë në koncerte. l.xh/noa.alRedon Makashi sjell klipet e reja: Rikthehen "Tre Mosketierët", pse e urrej tallavanë Redon-Makashi-gjate-marrjes-se-cmimit-ne-Kengen-MagjikeRedon Makashi sjell klipet e reja: Rikthehen "Tre Mosketierët", pse e urrej tallavanë Redon-MakashiRedon Makashi sjell klipet e reja: Rikthehen "Tre Mosketierët", pse e urrej tallavanë Redon-Makashi-2Redon Makashi sjell klipet e reja: Rikthehen "Tre Mosketierët", pse e urrej tallavanë Redon-Makashi-3


Redon Makashi sjell klipet e reja: Rikthehen "Tre Mosketierët", pse e urrej tallavanë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi