Lulet nuk dalin kurrë nga moda, ja llojet që preferojnë femrat
Tue 8 May 2012 - 2:26
Dhënia e luleve një vajze nuk është një gjest i dalë mode. Të paktën ky është rezultati i dalë nga stafi i klubit për personat single “Eliana Monti”, i specializuar në kërkim të shpirti binjak.Nga përgjigjet kuptohet se dhënia e luleve një vajze është një gjest që nuk ka dalë nga moda, por është një mjet i cili josh shumë. Por cilat janë lulet më të preferuara nga femrat? Në grupin e parë, pothuajse në të njëjtin nivel, orkidea dhe trëndafilat, që kanë mbledhur mbi 31 për qind dhe 28% të votave, të ndjekura nga tulipanët me 23%.Në gjuhën e luleve, secila prej këtyre specieve mbart një mesazh të ndryshme: orkide, për shembull, simbolizon dashurinë sensuale, trëndafili ndryshon kuptimin e tij në varësi të ngjyrës. E kuqja simbolizon-dashurinë, e verdha-xhelozinë, portokallia-bukuri, dhe diçka që shumë njerëz nuk e dinë, është sinonim i një dashurie të fshehtë. Tulipani është simbol i vërtetë i dashurisë dhe ai i kuqi, në mënyrë të veçantë është si një deklaratë për ndjenjat e tij. Zambakët, të cilën janë përzgjedhur në masën 8 %, megjithatë, simbolizojnë pastërtinë dhe pafajësinë, e cila i bën ato ideale për t’ia dhënë një femre që e vlerësoni shumë.
l.xh/noa.al
l.xh/noa.al
- ArviPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Postime : 2626
Anetaresuar : 30/01/2012
Re: Lulet nuk dalin kurrë nga moda, ja llojet që preferojnë femrat
Tue 8 May 2012 - 14:36
jo..kurre..une personalisht i adhuroj...
edhe vete dhurat lule bej, mamit, gjyshes, shoqes, koleges...
mendoj se kurre sdo iki deshira askujte per ti dhuruar dikush nje buqet lulesh...
edhe vete dhurat lule bej, mamit, gjyshes, shoqes, koleges...
mendoj se kurre sdo iki deshira askujte per ti dhuruar dikush nje buqet lulesh...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi