Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një propozim martese i refuzuar… Empty Një propozim martese i refuzuar…

Tue 8 May 2012 - 18:49
Edhe pse përpjekjet e një fansi basketbolli në Los Angeles ishin të ëmbla dhe me qëllimin më të mirë, ato nuk u morën të tilla nga e dashura e tij e cila refuzoi propozimin përballë të gjithë spektatorëve në stadium. Por jo vetëm kaq, me mijëra sy në televizion ishin duke ndjekur me ankth përgjigjen e saj. Cifti u kap nga kamera në stadium gjatë ndeshjes ndërmjet UCLA dhe Richmond në 23 dhjetor. Turma ndiqte skenën duke thirrur “thuaj ‘po’”, ndërsa djali i ri u ul në gjunjë duke i kërkuar vajzës t’i jepte
dorën. Fillimisht, me gëzim dhe e surprizuar, ajo i dha një shans duke e puthur partnerin e saj, ndërsa vështronte fytyrën e tij me një buzëqeshje të madhe.Por teksa ai qëndronte përballë saj dhe prezantuesja e UCLA i ofroi atij mikrofonin, buzëqeshja e vajzës ndryshoi ne habi. I dashuri i saj nxori një kuti nga xhepi dhe i tha: “Unë e dija që do ta bëja këtë që në momentin e parë që të takova dhe kuptova që tani është koha më e mirë”. Por kur ai hapi kutinë me unazën, pamja e vajzës ndryshoi. Ajo e pyeti nëse kjo ishte një lojë, pyetje të cilës djali iu përgjigj: “Jo, është serioze”. Dhe për një moment vajza hezitoi, më pas mori ccantën dhe u largua. Prezantuesja duke e ngushëlluar i tha se “ndonjëherë ndodh të jemi të turpshëm para kamerave”, por ai u shfaq teksa largohej me kokën ulur i turpëruar.
Një propozim martese i refuzuar… DjalipropozonvajzendheturmatherretthuajpoNjë propozim martese i refuzuar… DjaliirefuzuarNdërsa tani disa blogje në internet janë duke debatuar nëse propozimi ishte i vërtetë, apo kishte për qëllim të ishte një gjest romantik që shpejt mund të bëhej një tallje publike, duke propozuar për martesë para një audience. Megjithate, Los Angeles Times konfirmoi se një zëdhënës i UCLA tha se propozimi nuk u bë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi