Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Italianet do të trathtonin për Tottin; italianët për Monica Bellucin Empty Italianet do të trathtonin për Tottin; italianët për Monica Bellucin

Tue 8 May 2012 - 19:19
Ndërsa femrat italiane preferojnë sportistët, meshkujt parapëlqejnë aktoret apo show girl. Një anketim tregoi se Francesco Totti, sulmuesi dhe kapiteni i Romës, është mashkulli më i dëshiruar nga femrat italiane, dhe Monica Belluci, femra më e pëlqyer nga meshkujt.Të dy futbollistët e bukur, Francesco Totti dhe Cristiano Ronaldo, janë në krye të preferencave të grave, duke rrëzuar kështu mitet e Brad Pitt, GeorgeClooney dhe Raoul Bova. Kështu, 77 % e femrave të anketuara deklarojnë se do ta tradhtonin partnerin me të
preferuarin e tyre, nëse kjo ndodh. Për Francescon kanë votuar 33% e femrave të anketuara; më pas renditet Cristiano Ronaldo, portugezi i Real Madrid, me 26 % të votave të femrave italiane. Ndërsa më pas në listën e meshkujve të preferuar, renditet aktori Raul Bova me 19% të votave, dhe yjet e Hollyëood-it: George Clooney dhe Brad Pitt në vend të 4 e të 5 respektivisht. Për Clooney kanë votuar 13% e femrave, dhe me 9% partneri i Angelina Jolie, aktori Brad Pitt.
Por ndërsa gratë preferojnë sportistë, burrat e intervistuar janë më të ndjeshëm ndaj bukurisë së aktoreve dhe showgirl. Kështu, sipas anketës, 34 % e burrave kanë votuar për Monica Bellucin, për të kaluar qoftë dhe një natë pasioni me të. Dhe 27% e burrave kanë votuar për amerikano-latinen fantastike Belen Rodriguez. Në vendin e tretë renditet tenistja ruse Maria Sharapova Maria që mori 21 % të votave. Dhe në vend të katërt me 18% të votave të burrave Federica Nargi, velina e Striscia la notizia, programit televiziv të Antonio Riçi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi